“Lajmërojeni gruan e Bilalit…”, Presidenca i përgjigjet Ramës: Presidenti ka vetëm një shtëpi:Shqipërinë

Premte, 28 February 2020 12:17

Presidenca i është përgjigjur deklaratave të sotme të Edi Ramës, në lidhje me komentet e bëra për tubimin e 2 marsit.

Me anë të zëdhënësit Tedi Blushi, presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Ramës duke e quajtur si ‘gruaja e Bilalit’.

‘Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë’, thuhet në reagimin e bërë nga Tedi Blushi.

Pak më herët Rama tha se presidenti Ilir Meta nuk ishte problemi i tij, pasi ai e kishte një shtëpi, apo më shumë se një të tillë.

Modifikuar më Premte, 28 February 2020 12:30
Login to post comments