Konfirmohet, ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Solana, shtrohet në spital, rezulton i infektuar me koronavirus

Saturday, 14 Mars 2020 15:40

Ish-Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Javier Solana po mjekohet në një spital të Madridit për koronavirus, sipas një burimi të afërt me politikanin spanjoll.

Deklarata u bë të shtunën ku burimi tha për AFP, “Ai u testua pozitiv dhe po evoluon në mënyrë të favorshme”, duke konfirmuar një raportim të së mërkurës. Ish-ministri i Jashtëm spanjoll tha nëpërmjet një mesazhi në “Twitter” se ai ishte duke u përmirësuar.

Solana, 77 vjeç, shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s nga 1995 deri në 1999, pastaj si Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme nga 1999 deri në 2009. Spanja ka konfirmuar më shumë se 1.500 raste të reja të koronavirusit në më pak se 24 orë, duke rritur totalin e saj në 5,753 raste, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Italisë.

Midis atyre që janë infektuar janë dy anëtarë të kabinetit të Kryeministrit Spanjoll Pedro Sanchez si dhe kreu i partisë së ekstremit të djathtë Vox, Santiago Abascal.

Login to post comments