PD: 3 masa urgjente për të mbrojtur personelin shëndetësor dhe qytetarët

Saturday, 14 Mars 2020 15:42

PD ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave lidhur me masat që duhet të marrë qeveria për të mbrojtur personelin shëndetësor dhe qytetarët nga koronavirusi. Në deklaratë, e cila paon lajmet për karantinë të mjekëve, pasi i shërbyen të prekurve me COVID19, PD ka propozuar 3 masa urgjente për qeverinë.

Deklarata e plotë:

Pas mjekëve dhe infermierëve të Spitalit të Durrësit dhe Beratit, sot media raporton se edhe mjekë dhe infermierë në Spitalin e Fierit, janë futur në karantinë, për shkak se i kanë shërbyer personave të prekur nga koronavirus pa mjetet e nevojshme mbrojtëse.

Po bëhet 1 javë që kur është konfirmuar rasti i parë me koronavirus, por qeveria nuk ka marrë asnjë masë që të përmbushë kërkesën kryesore për të pajisur me mjetet mbrojtëse të gjithë personelin shëndetësor në vend.

Shqipëria ka personel të kufizuar shëndetësor dhe nuk kemi luksin që ata të futen në karantinë. Nëse kjo ndodh masivisht, bie muri mbrojtës mes qytetarëve dhe virusit të rrezikshëm. Mjekët nuk do të jenë në gjendje të trajtojmë qytetarët e sëmurë.

Akoma nuk është vonë që qeveria t’i japë fund papërgjegjshmërisë me të cilën ka vepruar deri tani më raport me sistemin shëndetësor. Për ta ruajtur atë nga kolapsi, është emergjente pajisja e stafit mjekësor me mjete mbrojtëse.

Kjo nuk është çështje dëshirash. Është detyrim ligjor!

 

Neni 6 i ligjit nr. 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, sanksionon detyrimin që Qeveria të marrë masa të përgjithshme për mbrojtjen nga sëmundjet infektive të pu onjësve të shëndetësisë. Ligji detyron sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale të punonjësve të shëndetësisë dhe personave të tjerë të ekspozuar ndaj agjentëve infektues nga kontaminimi, infektimi dhe prekja nga sëmundjet infektive.

Kjo nuk është koha që kryeministri të shfaqë stilin e tij luksoz të jetesës, me dieta ku konsumohen 2 vakte në 8 orë. Janë të paktën 300 mijë shqiptarë që mezi ushqehen 1 herë në ditë dhe me mijëra fëmijë që flenë me barkun bosh për shkak te papërgjegjshmërisë disavjeçare të qeverisë.

Koha nuk pret më! Duke e vlerësuar kohën si mjetin më të mirë, kryeministri dhe qeveria e tij duhet të marrin disa masa të
detyrueshme nga ligji.

1. Mbrojtja e personelit mjekësor me pajisje dhe mjete speciale.
2. Dezinfektim me shpejtësi në nivel kombëtar për rrugët, mjediset publike dhe ndërtesat jopublike.
3. Miratimin pa vonesë të paketës social-ekonomike për shmangien e krizës.

Modifikuar më Saturday, 14 Mars 2020 15:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...