Sot qeveria ka hapur me urgjencë një tender 24 orësh për respiratorët të cilët janë të nevojshëm për pacientët me koronavirus dhe ish-deputetja e PD Albana Vokshi i pëmend Ramës se kreu i PD Basha prej ditësh i bënte thirrje qeverisë për këtë gjë.
Sipas Vokshit nuk zgjidhet situata me gjoba por duke marrë vendime në kohë dhe të shpejta dhe jo të shtyjnë kohën duke parë Ramën në televizor.
STATUSI I ALBANA VOKSHIT
Ish- deputetja kujton se Rama asnjë prej propozimeve të opozitës nuk i ka marrë në kohë por vazhdimisht i hodhi poshtë kurse sot hapi tenderin urgjent për resporatorët.
Me gjoba nuk zgjidhet asgjë. Duhen masa mbrojtëse për stafin mjekësor, duhen tamponë dhe kite për testimin e popullatës, duhen pajisjet e nevojshme mjekësore për përballimin e fluksit. Asgjë prej këtyre në kohë, megjithëse Kryetari i PD Lulzim Basha, prej ditësh, i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masa për pajisjen e spitaleve me mjetet e nevojshme, përfshirë, aparatët respiratorë. Vazhdimisht, kryeministri e ka hedhur poshtë duke theksuar se spitalet kanë pajisje të nevojshme.
Sot mediat publikuan dokumenta se Ministria e Shëndetësisë ka hapur me urgjencë tenderin me afat vetëm 24 orë për blerjen e këtyre pajisjeve
Situata nuk menaxhohet as me shpalljet e gjobave në ERTV, as me daljet e Ramës nga vila 2 milionë euro në Surrel, aq më pak, me sulme ndaj çdo propozimi të opozitës. Për shëndetin e mjekëve dhe të shqiptarëve duhen veprime të shpejta, që i paraprijnë përkeqësimit të situatës.
Qytetarët kanë nevojë për dikë që qeveris dhe merr vendime në kohën e duhur për interesin e tyre. Qytetarët duan zgjidhje, jo të shtyjnë kohën duke parë Edi Ramën në televizor në mëngjes, në drekë dhe në darkë.