'Ndihmat në Kamëz, aty ku do partia!'

Hënë, 13 Prill 2020 12:35

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër dëshmi nga qytetarët se ndihmat ushqimore për familjet në nevojë po shkojnë tek mbështetësit e qeverisë, votuesit e majtë dhe po diskriminohen familjet realisht të varfra. “Ja ku shkojnë ndihmat në Kamëz! Aty ku do partia! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital,”shkruan Berisha sot.
Përshëndetje Doktor.
Në radhë të parë të uroj shëndet.
Në radhë të dytë doja që ta bënit publike diçka që ka ndodhur dje me ndihmat që po shpërndan bashkia Kamëz.
Këtu në lagjen tonë kanë shpërndarë pako me ndihma atyre familjeve që kanë shtëpi nga tre kate e Benz-a 5 apo 6 pistonësh.
Këtë punë po e bën kryetari i partisë së lagjes me kryeplakun.
Unë për vete nuk ua kam nevojën atyre ndihmave, shyqyr Zotit, por ka njerëz që realisht kanë nevojë për atë pako me i shty disa ditë me bukë.

Login to post comments