Pandemia/ Braimllari: Rama po krijon një klimë represioni ndaj qytetarëve dhe biznesit

Hënë, 13 Prill 2020 17:43

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari deklaron se Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij po e përdorin këtë pandemi për të bërë politikë dhe për të krijuar një klimë represioni si ndaj qytetarëve, ashtu dhe ndaj biznesit.

Braimllari shprehet se sot qytetarët duhet të ishin përkrahur me politika konkrete, por qeveria ka një muaj që thotë “do ndihmojmë biznesin e vogël, qytetarët”, dhe ndërkohë në të vërtetë ka vetëm show.

Në një intervistë për “Koha Jonë”,  Braimllari thekson se nisma e mazhorancës për ndryshimin e Kodit Penal është anti-kushtetuese dhe në këto momente bëhet për të hequr vëmendjen nga kjo situatë e rëndë që po kalojnë qytetarët dhe vendi.

“Kryeministri dhe qeveria po përdorin pandeminë për të krijuar një klimë represioni ndaj qytetarëve. Shqiptarët sot nuk kanë nevojë për represion me ndryshime ligjore në mënyrë anti-kushtetuese të Kodit Penal, por kërkojnë nga Edi Rama një plan të fortë ekonomik. Edi Rama të heqë dorë nga koncensionet e oligarkisë të panevojshme në këtë situatë dhe ato para t’ua çojë qytetarëve, biznesit, duke i mbështetur në këto momente të vështira”, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari në intervistën dhënë për Koha Jonë”.

 

Intervista e plotë:

Z. Braimllari, si e shikoni situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në vendin tonë dhe planin e qeverisë për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia?

Do doja të falënderoj të gjithë doktorët, infermierët dhe të gjitha strukturat e tjera mbështetëse, të cilat po përballen me këtë pandemi, duke qëndruar në krah të qytetarëve. Uroj që qytetarët, të cilët po përballen me këtë virus ta kalojnë sa më shpejt dhe të jenë të gjithë shëndosh e mirë. Qytetarët kanë treguar përgjegjësi të lartë dhe solidaritet, duke respektuar distancimin social, ç’ka tregon përgjegjësi qytetare.

Përsa i përket planit të masava në kushte pandemie janë të qarta, ku kryesore është  distancimi social dhe kjo i përket vullnetit të qytetarëve. Kryeministri dhe qeveria po e përdorin këtë pandemi për të bërë politikë. Qytetarët nuk kanë nevojë për show mediatik, por për masa konkrete në shërbim të tyre në këtë kohë të vështirë, ku pamundësia ekonomike ua ka bërë më të vështirë jetesën. Sot qytetarët duhet të ishin përkrahur me politika konkrete, qeveria ka një muaj që thotë “do ndihmojmë biznesin e vogël, qytetarët”, dhe ndërkohë në të vërtetë ka vetëm shoë.

Fut vendin në karantinë, ndërkohë nuk mbyll dhe subvencion fasoneritë, call-center-at. Nuk ka qartësi përsa i përket të ashtuquajturës “paga e luftës”, ka vetëm shoë dhe propagandë. Ndërkohë, zëri i përballimit të kësaj situate duhet të ishin specialistë, specialistët e shëndetësisë dhe ata të ekonomisë, por tek ne këto specialistë i ka zëvendësuar kryeministri që më shumë përhap panik se nuk ka një strategji të qartë në shërbim të kësaj situate.

LSI-ja e ka bërë të qartë që prej ditës së parë që duhet të ketë një plan të fortë, realist ekonomik në shërbim të qytetarëve dhe biznesit. Kryeministri thotë që ka shpërndarë 163811 ndihma për qytetarët, por nuk bën publike listën dhe çfarë përbajnë këto ndihma. Nuk mundet ky kryeminstër të shesë si meritë të tij qëndrimin e qytetarëve në shtëpi, sepse kjo nuk ka të bëjë me Edi Ramën, por me përgjegjësinë qytetare.

Edi Rama u bën check-up qytetarëve, ndërkohë nuk merr përsipër të bëjë testimet e COVID-it në masë. Pandemia kërkon sa më shumë testime me qëllim që të izolohet sa më shpejt infektimi dhe të fillojë të çlirohet ekonomia. Është e pafalshme papërgjegjshmëria e qeverisë me qytetarët shqiptarë rezidentë në vend, të cilët i ka lënë nëpër dogana ku nuk kanë pasur asnjë suport nga ana e qeverisë.

Vetë personalisht kam komunikuar në telefon me qytetarë rezidentë në Shqipëri, të cilët mbetën nëpër dogana, në të ftohtë, me fëmijë të vegjël, dhe u përballën me papërgjegjshmërinë e qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme.  Nuk ka menaxhim nga ana e qeverisë, por ka përgjegjësi qytetare, të cilët janë mbyllur në shtëpi, duke zbatuar një rregull të hershëm të përballimit të pandemisë, atë të distancimit social.

Kuvendi ka parashikuar të mblidhet të enjten ku pritet të miratojë dhe nismën e saj për ndryshimet në Kodin Penal që parashikojnë dënime të forta për të gjithë ata që shkelin kushtet e karantinës në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme, apo të pandemive. A janë të nevojshme këto ndryshime në një kohë që qeveria paralajmërin zbutje të karantinës? A kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriut?

Nisma për ndryshimin e Kodit Penal është anti-kushtetuese dhe në këto momente bëhet për të hequr vëmendjen nga kjo situatë e rëndë që po kalojnë qytetarët dhe vendi. Së dyti, Kryeministri dhe qeveria po përdorin pandeminë për të krijuar një klimë represioni ndaj qytetarëve. Shqiptarët sot nuk kanë nevojë për represion me ndryshime ligjore në mënyrë anti-kushtetuese të Kodit Penal, por kërkojnë nga Edi Rama një plan të fortë ekonomik. Edi Rama të heqë dorë nga koncensionet e oligarkisë të panevojshme në këtë situatë dhe ato para t’ua çojë qytetareëve, biznesit, duke i mbështetur në këto momente të vështira.

Si e shikoni ridaljen e shqiptarëve nga karantina?

Përsa i përket daljes nga pandemia duhet të gjithë të falënderojmë qytetarët e vendit, të cilët treguan nivel të lartë përgjegjësie, duke e vlerësuar në maksimum situatën në të cilën ndodhej pandemia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...