Nga paketa e dytë financiare tek skenari për rimëkëmbjen e ekonomisë, Këshilli i Sigurisë fillon mbledhjen prej orës 16:00

E mërkurë, 15 Prill 2020 16:27

Ka filluar tashmë prej orës 16:00 mbledhja e dytë e Këshillit të Sigurisë për situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Duke marrë shkas nga situata në fjalë, mbledhja e Këshillit të Sigurisë  zhvillohet online, ndërsa të pranishëm, ndonëse virtualisht, janë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, kryeministri Edi Rama, edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Po ashtu, pjesë e kësaj tryeze do të jenë edhe ministri Arben Ahmetaj, Sander Lleshaj, Olta Xhacka, Ogerta Manastirliu, Etilda Gjonaj si dhe Anila Denaj.

“BalkanWeb” ka mësuar se si temë diskutimi në këtë tryezë do të jenë masat e marra deri më tani nga autoritetet qeverisëse, paketa e dytë financiare, ndryshimet në Kodin Penal, si dhe skenarët e përballimit e rimëkëmbjes ekonomike.

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishin të pranishëm në diskutim kreu i opozitës, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe ministrat më të rëndësishëm të kabinetit qeveritar. Ndërkohë, nuk bëhet ende e ditur se në çfarë orë do të mbahet mbledhja e nesërme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...