Profesor Et’hem Ruka, Rektor i Universitetit Luarasi, me profesion biolog, në një analizë shifrash tregon se si ka evoluar numri i të infektuarve me Covid në vendin tonë dhe ai i të shëruarve nga dita e rastit të parë deri më sot, thotë se pika kritike u arrit më 12 prill.
Sipas profesorit, përqindja e të sëmurëve dhe ajo e të shëruarve u bë 50% me 50%.
“Pas kësaj date % e të shëruarve fillon të bëhet më e madhe se ajo e të sëmureve”, shkruan ai.
'Në një parashikim teoritë, bazuar në të dhënat e tij personale, profesori thotë se “Ritmi i përmiresimit luhatet nga 2% - 3% për çdo ditë. Kjo do të thotë se teorikisht nëse do të ecet me këtë ritëm, pandemia duhet të shuhet pas 2 javësh”.
Si ka evoluar numri i të infektuarve dhe i të shëruarve me Sars Cov-2, i shprehur në % nga 9 mars deri më 14 prill 2020
Siç shihet % e të sëmureve nga virus me kurorë (kolonat ngjyrë blu) ka ardhur gradualisht duke rënë ndërsa ajo e të shëruarve (kolonët me ngjyrë të kuqe) gradualisht duke u rritur.
Pika kritike u arrit më 12 prill kur përqindja e të sëmurve dhe ajo e të shëruarve u bë 50% me 50%. Pas kësaj date % e të shëruarve fillon të bëhet më e madhe se ajo e të sëmureve.
Ritmi i përmiresimit luhatet nga 2% - 3% për çdo ditë. Kjo do të thote se
teorikisht nëse do të ecet me këtë ritëm, pandemia duhet të shuhet pas 2 javësh. Ky është vetëm një parashikim teorik nisur nga ecuria e kurbave të paktën për javën e fundit. I gjithë ky model përmbyset në se nuk vazhdohet ky sistem karantinimi.'