Bashkimi Evrpian do të rindërtojë 22 shkolla të shkatërruara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019.
Ambasadori i BE në Tiranë, Liugi Soreca, ka nënshkruar sot kontratën me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP, Limya Eltayeb.
Mesazhi i ambasadës së BE në “Facebook”
22 shkolla të dëmtuara ose të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të rindërtohen dhe rehabilitohen falë programit 15 milionë Euro #EU4Schools. Ambasadori i BE-së Luigi Soreca nënshkroi sot kontratën me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP Limya Eltayeb në prani të Ministrit të Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe Zëvendës Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Oltion Rrumbullaku. 7 500 fëmijë dhe adoleshentë nga zonat e prekura do të përfitojnë nga ky program. Përgjigja e Bashkimit Evropian dëshmon edhe një herë se Shqipëria nuk është vetëm e afërt gjeografikisht, por edhe afër zemrave dhe shqetësimeve tona. Ne premtuam të ndihmojmë dhe e realizuam këtë me shpejtësi për popullin shqiptar.
“Rindërtimi i shkollave sjell shpresë dhe rikthen ndjesinë se jeta po shkon në normalitet. Asgjë më mirë se shkolla nuk mund të mishërojë qëndrueshmërinë dhe besimin tek e ardhmja. Qëllimi është të sigurojmë shkolla të standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca .