Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pas disa komplikimeve shëndetësore që ai i ka pasur. Thaçi është shtrirë në klinikën e Urologjisë për t’i kryer trajtimet mjekësore.
Presidenti Hashim Thaçi pas disa problemeve shëndetësore ka përfunduar në QKUK ku është duke marrë trajtim mjekësor.
Mësohet se Thaçi u është nënshtruar analizave mjekësore nga stafi i urologjisë, aty ku është duke qëndruar për momentin.