Shehu: Situata ekonomike do të përkeqësohet, mbështetje për bizneset pasi ka efekte të dyfishta

Hënë, 20 Prill 2020 16:58

Eksperti i ekonomisë Sherefedin Shehu gjatë një lidhje ‘skype’ për Fax Neës foli në lidhje me masat e ndërmarra nga qeveria për bizneset dhe individët pas mbylljes nga COVID-19.

Shehu tha se situata ekonomike në vend do të përkeqësohet dhe se paketat e ofruara në tërësi si për individët dhe për bizneset nuk garanton zbutje të efekteve të krizës.

Më tej Shehu tha se duhet një mbështetje reale për bizneset pasi ka efekte të dyfishta.

Kjo sipas tij do të garantojë vazhdimin normal të punës dhe rritjen e ekonomike të vendit dhe e dyta do të rrisë punësimin e njerzve duke bërë që të ulë koston e fiunacimit që qeveria do të bëjë për mbështetje sociale të qytetarëve

“Është lënë jashtë mbështetjes biznesi. Do ta karakterizoja mbështetjen e ofruar deri tani si një mbështetje selektive për qytetarët dhe një mbështetje që mungon për biznesin. Nuk pres përmirësim por mendoj se situata do të përkeqësohet, qeveria nuk ka garantuar mbështetje për gati gjysmën e qytetarëve. Kjo do të thotë se ke lënë pa mbështetje gjysmën e popullatës. Kemi një mbështetje të popullsisë të përshkallëzuar.

Biznesi jo vetëm që nuk është mbështetur por është rënduar. Janë rënduar bankat duke i detyruar të mos arkëtojnë kreditë nga klientët e tyre. Janë rënduar bizneset duke i ofruar kredi tregtare duke detyruar bizneset që të paguajnë punonjësit e tyre të cilët ose punojnë ose nuk punojnë.

Duhet të kishte një paketë mbështetje reale për biznesin, sepse mbështetja reale e biznesit ka efekte të dyfishta. E para do të garantojë vazhdimin normal të punës dhe rritjen e ekonomike të vendit dhe E dyta do të rrisë punësimin e njerzve duke bërë që të ulë koston e fiunacimit që qeveria do të bëjë për mbështetje sociale të qytetarëve

Mbështetja e deritanishme si për bizneset dhe për individët në tërësi nuk garanton një zbutje të efeketeve të krizës, por e shikoj si precedente që do të përkeqësohet në të ardhmen. Qeveria duhet të reagojë sa është në kohë”- tha Shehu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...