Amnistia Fiskale/ Soko: Rrëzuam themelet e asaj që duhet të jetë morali i një shoqërie demokratike

Hënë, 20 Prill 2020 17:20

Në një lidhje Skype për edicionin e pasdites në Syri TV, eksperti i ekonomisë Pano Soko komentoi vendimin e qeverisë sa i përket Amnistisë Fiskale.

Sipas tij, kjo gjë sjell pabarazi mes qytetarëve.

"Kjo është një nga burimet nga e cila qevedria shpreson të mbledhë disa lekë. Problemin unë e kam me emërtimin. E para sjell pabarazi mes shtetasve. Çfarë do tu thuash atyre që kanë punuar në të bardhë? Kjo është pastrim parash me rrugë të ligjshme. Unë jam skeptik. Ka emigrantë që kanë grumbulluar para por nuk kanë punuar në të zezë. Këtu bëhet fjalë për kapitale mbi 100 mijë euro, 200 mijë euro. Ata që do të përfitojnë nga kjo nuk janë emigrantët", tha Sako.

 

E përfitojnë situatën ekonomike?

 

"Nga 1 miliard euro, qeveria fiton 40 milionë euro. Sapo kemi rrëzuar themelet e asaj që duhet të jetë morali i një shoqërie demokratike, puna në të bardhë. Sapo e rrezuam. Ata që kanë punuar të bardhë kanë qenë budallenj. Këta kanë punuar në të zezë e tani i pastruam paratë me bekimin e qeverisë. A ja vlen që 40 milionë eurot që merr qeveria, a ja vlen?", u shpreh eksperti.

Sa i përket debatit nëse duhen të hapen bizneset apo jo, Soko dha këtë përgjigje:

"Unë nuk e kuptoj pse i mbajmë mbyllur. Ne jemi vendi i vetëm me këto parametra që kemi një ligj shtetrrethimi. Ku na ka çuar kjo ne? Ne kemi rezultate të tilla për shkak të faktit që njerëzit e kanë përvetësuar se si duhet të sillen. Nuk ka rëndësi karantimi, por ajo çfarë bëjnë atë një orë që janë jashtë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...