Robert Shvarc 17 vjet me pare niste nje rruge tjeter, larg frymoreve te tokes drejt perjetesise.
Fjala e latuar poetike gdhendi poezine e tij dhe rigdhendi letersine boterore ne perkthime qe te lene pa fryme.
Te pijme nje kalvados dhe te lexojme poezine e tij te thelle, te pangopur me figuracion dhe me ndjenje te pamatë!
KA KOHË QË YJET S’ULEN PËRMBI TOKË…
Ka kohë që yjet s’ulen përmbi tokë,
ka kohë që njerëzit s’rrijnë me krye përpjetë
tue pritë me u ra ndër dhambë kafshat’e shkretë –
dhe vjershat janë lirue: pesë groshë një okë…
Me duer ndër xhepa poetët trokë
shetisin rrugve t’errta, krejt të qetë;
askush s’i nget, askush s’po don me i pyetë
ç’ka kanë në zemër e ç’ka kanë në kokë…
Urdhno, zotni, pak dritë n’mos daç errsinë!
Pesë groshë një okë . – Nji andërr e tanë rinije!
Tridhet vjet – e tridhet okë dashnije!
Urdhno, zotni, nji kangë për njerëzinë!
Pesë grosh nji okë – nji jetë e tanë dlirsije!
Tridhet vjet – e tridhet okë marrije!…