Rakipi: Veliaj qesharak, bën sikur mbron rrobat e aktorëve dhe prish Teatrin e tyre. Përse ka frikë nga referendumi?

Hënë, 11 May 2020 22:22

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus” në “Tv T”, ku ka folur për planet e Ramës dhe Veliajt, për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar.

Rakipi tha se Rama ia ka kaluar stafetën Veliajt, për ta përdorur si një rrufepritëse dhe se Veliaj është shumë i kënaqur me këtë rol dhe çdo rol që i cakton kryeministri, deri edhe në poshtërim. Ai u shpreh se Veliaj nuk ka një mandat për të marrë një vendim kaq madhor sa shembja e Teatrit, për shkak se në 30 Qershor nuk kishte zgjedhje, por votime.

Rama po e përdor Veliajn si një rrufepritës, i cili e ka për nder kur Rama ia ngarkon gjërat, deri në poshtërim, që e ka detyruar ndonjëherë të lyejë edhe shkallët. Erion Veliaj nuk ka mandat për të marrë vendime kaq madhore që prekin trashëgiminë kulturore, për shkak të votimeve moniste, nuk pati zgjedhje. Nuk ka mundësi të kryejë këtë veprim, se votat që ka marrë, nuk vijnë nga zgjedhje, por nga votime. Nuk është kryetar i zgjedhur, por është i votuar si në kohët e komunizmit. Nuk është i zgjedhur, të merren vendime kaq të rëndësishme si shembja e Teatrit Kombëtar, godinë e marrë në mbrojtje nga Europa Nostra“, u shpreh Rakipi.

Gazetari nënvizon se Veliaj ka prodhuar argumenta nga më qesharaket, për të justifikuar shembjen e Teatrit dhe se minimalisht për këtë çështje duhet të ketë një referendum.

Veliaj lëshohet tani me ulërima, që sa vjen dhe janë qesharake. Thotë të nxirren kostumet e aktorëve nga ndërtesa, sepse po kalben dhe ndërkohë ai do të prishë Teatrin. Hajde të mbrojmë rrobat e tyre thotë dhe po prish kultin e tyre. Tani thotë që është një problem lokal, jo ndërkombëtar, atëherë përse nuk bën referendum? Bëj referendum dhe rrëzoje, kur je i qartë që po rrëzon një kalbësirë, bëj referendum. Përse ke frikë të bësh një referendum?“, tha Rakipi.

Lidhur me faktin se Veliaj sulmon opozitën, duke përmendur Astirin, Rakipi tha se është një taktikë e Veliajt për të hedhur dyshime mbi opozitën.

Veliaj përmend Unazën, sepse Basha e shpalli atë si një fortesë të lirisë që nuk do të shembej kurrë, derisa një mëngjes u largua dhe shtëpitë u prishën. Veliaj kërkon të gjejë dhe përdorë momente të tilla, që vënë në dyshime serioze edhe sjelljen e opozitës“, u shpreh Rakipi.

/TPZ.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...