Menjëherë pas deklaratës së ambasadores amerikane, Kim, e cila vlerësoi lidershipin e Lulzim Bashës, edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka përshëndetur kthimin e opozitës në bisedimet për reformën zgjedhore.
Soreca nëpërmjet një shënimi të shkurtër në Twitter shkroi:
‘Mirëpresim vendimin e Lulzim Bashës për të rinisur punën me partitë e tjera për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik.
Kjo i shërben interesit më të lartë të Shqipërisë dhe kontribuon për përfundimin e kësaj reforme të rëndësishme pa vonesa të mëtejshme, për plotësimin e kushteve të vendosura në mars nga Këshilli i BE’.