‘Revolucion paqësor’/ Berisha: Do sjellim bashkimin, jo ndarjen e PD

Hënë, 15 November 2021 19:23

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi në konferencën për shtyp se Kuvendi i 11 dhjetorit do të sjellë bashkimin e demokratëve, jo përçarjen e tyre.

“Revolucioni paqësor i dhjetëra-mijëra demokratëve, qytetarëve, do të merret me pengmarrësin dhe pengun e tij. Asgjë nuk mund të ndalet.

 

Lulzim Basha duhet të vijë me datë 11 në Kuvend. Nëse nuk vjen, përjashton veten nga Kuvendin, jo nga partia. Por ditët në vazhdim janë të revolucionit demokratik paqësor.

 

Paralajmërimi për Edi Ramën është i fortë: mos luaj me pluralizmin. Tani ai po rivendoset në mënyrë absolute dhe të pashmangshme.

 

Basha është pengu, formulat i jep të gjitha Edi Rama. Ai deklaron se janë llum, njësoj si Ramiz Alia në vitin 1990. Rama e shtyn atë. Por këto janë lojëra të rrezikshme dhe përgjegjës kryesor do jetë Edi Rama.

Kuvendi do çojë drejt bashkimit, jo drejt ndarjes. Demokratë në Shqipëri, që pranojnë një akt amoral dhe të pabesë si ky i peng-Bashës, nuk ka. Ky akt do bashkojë edhe më shumë demokratët,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...