Berisha: Sako e ka vendin në burg! Luan Hoti është në sqetullën e Edi Ramës

E mërkurë, 16 February 2022 18:06

 

Nga takimi me banorët e Katundit të Ri në Durrës, lideri historik i PD, Lulzim Basha u shpreh se kandidatja e Edi Ramës e ka vendin në burg, për tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Berisha tha se Emirjana Sako ka firmosur për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit 2019, por ato u shembën nga tërmeti i nëntorit të atij viti duke marrë jetë njerëzish.

Sa i takon kandidatit të Lulzim Bashës, Berisha tha se ai ka marrë tendera nga qeveria dhe është në sqetullën e Edi Ramës.

"Kemi kandidatë të tjerë, zonja Sako, nuk vjen fare përmbarë që unë të flas këtu për një zonjë, por ajo është problematike, ajo ka firmosur si kryeinspektore për ndërtesa që u dëmtuan nga tërmeti në shtator dhe që morën jetë njerëzish nga tërmeti në nëntor. E ngarkuara si kryetare bashkie dha dorëheqje sepse nuk pranoi të firmoste ato dokumente. Janë marrë kushedi sa jetë, po të ishin shembur, apo përforcuar, dhe s'do të merrnin ato jetë që morën në nëntor. Kjo vendin e ka në gjykatë. Kurse Edi Rama me Gjushin këtë paraqesin si kandidate.

Dy fjalë për problemin tjetër, krahas kandidatit të Shtëpisë së Lirisë, kandidon edhe ai i Lul Bravës. Luan Hoti zyrtarisht është ftuar nëse dëshiron të marrë pjesë në primare, por ai refuzoi. Pse? Sepse Sekretar ishte i emëruar, nga Sekretar Lul Bravas e emëroi kryetar pa votë dhe kishte frikë nga vota juaj.

Ju e dëgjuat Ardi Mukën, jam marrë me biznes, por s'kam trokitur asnjëherë për tender në dyert e qeverisë. Kurse kandidati i Lul Bravës është absolutisht në sqetullën e Edi Ramës. Ai ka monopolin e shërbimeve detare nga Saranda e deri në Shëngjin. Monopoli është i ndaluar me ligj, monopol do të thotë korrupsion, sepse nuk bëhet garë. I ka dhënë portet në mënyrë antiligjore. Kaq shumë të do Edi Rama, Luan, sa këtë nder s'ia ka bërë asnjë socialisti tjetër me monopolet. Ne monopol nuk japim, jemi për votën e lirë", u shpreh Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...