Meta: Rritja e çmimeve nuk po ndalet, shteti duhet të indeksojë pagat

E mërkurë, 23 February 2022 12:25

 

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë sot të marrë nisma konkrete për indeksimin e pagave në kushtet e rritjes së ndjeshme të çmimeve në vend duke i bërë të qartë se detyrë e saj nuk është vetëm monitorimi i inflacionit. Po njësoj me nota kritike, Meta i ka kujtuar në fund se “mosreagimi ndaj rritjes së çmimeve nuk është në përputhje me interesin publik, rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë dhe mbrojtjen e tyre nga spekulimet.”

Në një mesazh të publikuar sot në Fb, kreu i shtetit shprehet me shqetësim:

“Çmimet në vend vazhdojnë të rriten në nivele shqetësuese, duke dëmtuar seriozisht ekonomitë familjare dhe thelluar varfërimin e shqiptarëve. Në janar 2022 çmimet në total janë rritur në masën 5.0%, ndërsa të mallrave ushqimore në 9.9%. Ndërkohë sipas të dhënave të EUROSTAT, Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon në përqindje të mesatares europiane.

Në kushtet kur rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë vijon pa u ndalur, institucionet shtetërore përgjegjëse jo vetëm duhet të monitorojnë zhvillimet e inflacionit, por edhe të marrin nisma konkrete për indeksimin e pagave me qëllim për të ruajtur nivelin e jetesës së qytetarëve. Mosreagimi ndaj rritjes së çmimeve nuk është në përputhje me interesin publik, rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë dhe mbrojtjen e tyre nga spekulimet,” ka nënvizuar Ilir Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...