Diaspora shqiptare kundër Yuri Kim: Pozicionimi i saj është i rrezikshëm

E mërkurë, 23 February 2022 12:30

 

 

Diaspora shqiptare del kundër ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila mbajti së fundmi një qëndrim brutal, duke ndërhyrë në fushatën zgjedhore. Në një deklaratë të publikuar nga organizata ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë” me qendër në Zvicër, thuhet se pozicionimi dhe njëanshmëria e Kim rrezikon pavarësinë e institucioneve dhe zbeh përkrahjen ndaj SHBA

E PLOTE


Deklaratë në lidhje me anshmërinë dhe pozicionimin e vazhdueshëm diplomatik të Ambasadores fuqiplotë të SHBA në Shqipëri, Shkëlqesisë së saj Znj. Yuri Kim.

 

 

Përkrahja dhe admirimi i shqiptarëve ndaj ShBA-së është kultivuar ndër vite, ndër të tjera, si rezultat i vlerave të larta që përçon demokracia amerikane, duke përfshirë përfaqësimin dinjitoz në politikën e saj të jashtme. Ndër vite, përfaqësia diplomatike amerikane ka luajtur një rol kyç në ruajtjen e balancave politike shqiptare.

 

Me keqardhje, konstatojmë se kohët e fundit, qasja e përfaqësisë se akredituar diplomatike të SHBA në Tiranë U.S. Embassy-Tirana, e kryesuar nga Znj. Ambasadore Yuri Kim, dukshëm e interpreton ndryshe këtë funksion. Daljet e njëpasnjëshme të Znj. Ambasadore

janë karakterizuar fort nga një perceptim publik i lexueshëm në përkrahje të njërit kah politik apo grupimeve të caktuara brenda kahut tjetër.

Lëvizja vëren me shqetësim se ky pozicionim i znj. Ambasadore dhe mungesa e treguar e paanshmërisë, rrezikojnë pavarësinë e institucioneve politike, imazhin dhe besueshmërinë e reformës në drejtësi dhe rrezikon të përkthehet në zbehje të përgjithshme të përkrahjes ndaj SHBA-ve.

Ne, gjithashtu konstatojmë me keqardhje se fërkimet politike dhe institucionale si dhe kultura e përgjithshme e përplasjes dhe bojkotit nga klasa politike shqiptare, kanë krijuar përshtypjen se shqiptarët janë të paaftë për kompromis dhe nuk duan të angazhohen në zgjidhje të qëndrueshme, duke inkurajuar në terma afatgjatë ndërmjetësimin dhe ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar përtej rolit historik të “mediatorit të paanshëm”.

Për këto arsye, i bëjmë thirrje klasës politike Shqiptare të gjejnë vetë rrugët e ndërveprimit politik, ndërsa i rikujtojmë faktorit ndërkombëtar të jenë korrekte dhe brenda praktikave më të mira diplomatike.

Me respekt,

Kryesia e Diaspora për Shqipërinë e Lirë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...