Berisha: Po sikur 420 mln eurot e djegësave të shkonin te bujqësia?

E mërkurë, 23 February 2022 12:33

 

Në takimin me fermerët në Shkallnur të Durrësit, të pranishmit i kërkuan disa herë liderit historik demokrat, Sali Berisha, që të rikthehet ndihma ndaj tyre, ashtu siç ishte në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike.

“Dua t’u garantoj ju se nesër në pushtet, qëndrimin ndaj fermerëve do e ngremë në një nivel të ri, i cili do bazohet tërësisht te qëndrimi që mban BE ndaj tyre. Fermeri nuk ka taksa, fermeri rimbursohet për ato që paguan. Nuk do ketë taksa në shitje. Do ketë rimbursim për të gjithë shpenzimet që bën. Askush nuk humbet nga kjo, asnjë vend. Përkundrazi, fiton dhe vetëm fiton.

 

Ne do të jemi dhe do të bëjmë subvencione. Këta nuk e bëjnë sepse me skemat e mëdha vjedhin. Ne do e zgjerojmë skemën e financimeve. Por do të përfundojmë infrastrukturën pasi përfundimi i infrastrukturës së fshatit është themelore,” tha Berisha.

 

“Ju keni dëgjuar këto javë për çështjen e djegësave, me të cilën janë vjedhur 420 milionë euro. Ju informoj se në Ballkan ka vetëm një djegës plehrash. Nuk ekzistojnë. Shqipëria me tre dhe nuk janë asnjë. Një skemë për të vjedhë sa më shumë. Imagjinoni sikur këto 420 milionë euro të ishin investuar në mbështetje të bujqësisë, se ku do ishim? Pra gjithçka bazohet në një skenë abuzimi, shpërdorimi, vjedhje dhe dizinteresi të plotë,” vijoi më tej Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...