Kthehet në estradë dëshmia e Ramës. Degjeneron seanca e komisionit hetimor

E mërkurë, 23 February 2022 14:19

 

Seanca e komisionit hetimor për inceneratorët u kthye në një tallave me fyerje, batuta dhe tensione.

Estrada nisi që kur kryeministri Edi Rama këmbënguli se nuk do fliste pa i kërkuar falje.
“Ose do të më respektoni si dëshmitar dhe nuk do t’i komentoni më fare ato që them unë, ose pastaj do të rrimë këtu deri më 6 mars. Dua një ndjesë të vogël. Në të kundërt do të mbeteni pa fushatë”, tha Rama.

Rama u shfaq dukshëm i tensionuar, ndërkohë që kërkoi ndërprerjen e seancës, duke thënë se po e acaronte kryetarja Jorida Tabaku.

“E ke zërin shumë grricës,” i tha Rama, duke shtuar se Tabaku po e fyen dhe po e bullizon.

I pyetur prej Tabakut se nëse do të donte të përfshinte në marrjen në pyetje dhe të deputetes së PS-së Ermonela Felaj pasi kjo e fundit ndërhynte shumë shpesh në pyetje- përgjigjet e kryeministrit Rama, ai i tha: “Me ju përballë të kem nevojë për Ermonelën? A ka logjikë kjo?”

Pas ndërhyrjes së deputetit Lefter Gështenja, Rama tha: “Do më lësh të thyej këto arrat e mia o zoti Gështenja”.

Tabaku: Me qetësi, këtë batutë e kanë thënë të tjerë para jush.

Rama: M’u bëre si Ilir Meta tani me këtë fjalën “me qetësi”, çfarë është kjo tani? Me qetësi, me dashuri, ca qetësie tani?

Rama: Po fyeve, nuk e di ç’të pret pastaj.

Tabaku: Ule zërin në këtë komision, a mund të kesh respekt se po flasim për paratë publike.

Rama: Merrni masat, qetësohuni. Sekretarin e partisë e kam pasur përballë kur kam qenë i vogël. Unë këtu sot kam ardhur për lekët e shqiptarëve dhe nuk iki pa i sqaruar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...