‘Mishi është i dobët’/ Tension në komision, Rama e detyron Tabakun t'i kërkojë ndjesë

E mërkurë, 23 February 2022 14:20

 

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama është duke vijuar dëshminë e tij para komisionit hetimor për inceneratorët, ka pasur ndërhyrje edhe nga deputetët e majtë ndaj Jorida Tabakut. Kjo e fundit kërkoi nga teknika e Kuvendit që të mos i heqin asaj mikrofonin dhe t’ia lenë atë hapur kryeministrit.

Teksa thoshte këtë, ndërhyri Ermonela Felaj, gjë që sipas Tabakut ishte një tentativë për të treguar besnikërinë ndaj kryeministrit.

Kryeministri Edi Rama tha se mbledhja e qeverisë ku është marrë vendimi për inceneratorin e Elbasanit, ishte një mbledhje normale, për të cilën ai i qëndron të gjitha vendimeve.
Gjatë seancës së dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor për inceneratorët, Rama tha edhe një herë se përgjegjësia për secilin në çdo çështje penale, është individuale.

“Mbledhja e qeverisë ku merret vendimi është procesi i fundit i akteve ligjore, që fillon nga sektori bazë, kalon në gjithë ato filtra, dhe vjen tek unë. Prandaj iu thashë, kryeministri është, shumë thjesht, “Ku do të shkojmë, pse do ta bëjmë”. “Si do ta bëjmë?”, është puna gjithë mekanizmit. Nga pikëpamja e atyre përgjegjësive individuale, përpara ligjit, për të cilat, organi i hetimit identifikon shkelje, është diçka që i takon secilit, nuk është pjesë e procesit vendimmarrës së qeverisë. Pushteti është i keq shumë, tundon të madh e të vogël. Mishi është i dobët,” tha Rama.

“Ish-ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie apo për aferë qeverie. Ai është nën akuzë për korrupsion që ai ka kryer me palën tjetër. Lidhja mes mbledhjeve vendimeve, funksionimit të zinxhirit me akuzën e ish-ministrit nuk ka lidhje. Ajo është një akuzë që duhet të vërtetohet. Por kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar apo impiantet nuk janë ndërtuar”, u shpreh Rama.

Më pas seanca njohu vetëm momente tensioni në sallë. Rama tha se Tabaku duhet të kërkojë ndjesë ndaj tij, pasi ajo i tha se përgjigja e Ramës ishte diktuar nga të tjerët. Ai insistoi se do qëndronin gjatë në komision, nëse Tabaku nuk kërkonte ndjesë.

“Ka mundësi të më jepni një ndjesë shumë modeste për cenimin e dinjitetit të dëshmitarit,” tha Rama.

Pasi Tabaku kërkoi ndjesë, seanca vazhdoi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...