Berisha i denoncon me emra: Kriminelët elektoralë qarkullojnë në Durrës

E mërkurë, 23 February 2022 19:02

 

Nga Porto Romano në Durrës, lideri historik i PD, Sali Berisha denoncoi me emra ata që ai i quajti kriminelë elektoralë.

Ardian Çela, drejtori i OSHEE dhe Roni Shqopa, tha Berisha, qarkullojnë në Durrës dhe blejnë vota e bëjnë presione ndaj qytetarëve.

 

Berisha tha se Roni Shqopa e ka vendin te Saimir Tahiri pasi shndërroi kovalishencën në qendër trafiku ku niseshin skafet e ish-mistrit të Brendshëm, sot në burg.

"Ju ftoj që në këto zgjedhje, të votoni Ardi Mukën. E kuptoj që ka presion mbi ju, kriminelë elektoralë qarkullojnë në Durrës dhe qytete të tjera duke u përpjekur të blejnë vota e të bëjnë presione. Dy ndër më të shquarit në Durrës, janë Ardi Çela dhe Roni Shqopa, vendin e ka tek Saimir Tahiri për ato që bënte, shtroi kovalishencën në qendër të nisjes së skafeve të Saimirit me shokë, e kuptoj që ka njerëz absolutisht, prap e them që vendosni për ndryshimin.

 

Garantoj se ndryshimi është rruga e vetme për të zhdukur mjerimin në këtë vend. Ndryshimi, ne kemi detyrim të madh ndaj fëmijëve, të rinjve, që të krijojmë çdo kusht për të qëndruar në Shqipëri, për të ndërtuar ëndrrën më të bukur, asnjë vend, nuk ka potencialet e jashtëzakonshme të Shqipërisë.

Janë politikat e gabuara që i lanë shqiptarët në vendnumëro apo i kthejnë mbrapa. Le të votojmë më 6 mars për ndryshimin, shpresën, çdo votë për Sakon, është për të shkuarën, votë në një farë mënyrë në shpërfillje të atyre që ranë nën rrënojat e tërmetit për shkak të papërgjegjësisë së saj, votë për klanin e djegësve, kurse vota për Luan Hotin është votë për monopolin, asnjë votë këtij njeriu", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...