Deklaratat e Yuri Kim, Meta: Demokracia së pari është vendore

E mërkurë, 23 February 2022 19:03

 

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë një përgjigje deklaratës së ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim se kandidatët për bashkitë mbështeten nga persona ‘non grata’.

Meta në fjalën e tij ka sjellë në vëmendje zgjedhjet e 6 marsit ku ka theksuar se është i bindur se qytetarët në këto bashki do të dinë dhe janë në gjendje që të zgjedhin mundësinë më të mirë për to.

‘Është kënaqësi që jam në Durrës dhe meqë jemi pranë datës 6 mars dua të theksoj se demokracia është vendore dhe shpresoj që qytetarët kanë në dorë votën e tyre për të përmirësuar të ardhmen përmes një qeverisje sa më transparente dhe i ftoj të gjithë qytetarët e 6 bashkive që ta shfrytëzojnë këtë mundësi që u jep demokracia që nesër të kërkojnë llogari’ , ka thënë Meta.

Ndërkohë në lidhje me deklaratën e ambasadores Yuri Kim se disa nga kandidatët janë të mbështetur nga persona të shpallur ‘non grata’, Meta dha një përgjigje të shkurtër.

‘Jam i bindur që qytetarët e Durrësit dhe të 5 bashkive të tjera do të zgjedhin me vullnetin e lirë kandidatët më me integritet që ushtrojnë me përkushtim vëmendjen ndaj komunitetit. Ajo që ne duhet të kërkojmë është një proces sa më transparent’, është shprehur ai.

Pyetje: Zoti President, si e komentoni punën e deri më tanishme të Komisionit Hetimor, i cili ka marrë dhe kemi dëgjuar gjithë ato seanca me ministrat dhe personat e tjerë për inceneratorët?

Presidenti Meta: Në radhë të parë dua të ndaj me ju kënaqësinë që së bashku me shumë personalitete të tjera të sportit të Durrësit dhe të vendit tonë, nderuam sot me rastin edhe të ditëlindjes së tij, sportistin dhe portierin e paharruar të Durrësit dhe të ekipeve tona përfaqësuese dhe shpresoj që kujtimi i tij dhe atij brezi të artë të Durrësit të viteve ’70-të, ’80-të, të vazhdojë të frymëzojë “Teutën”.

Së dyti, është kënaqësi që jam në Durrës dhe meqenëse jemi pranë datës 6 mars, dua të theksoj edhe një herë se demokracia në radhë të parë është vendore, dhe kjo kërkon një rritje të përgjegjësisë së çdo qytetari për të shfrytëzuar, për të përdorur, për të investuar votën e tij, për të përmirësuar të ardhmen, përmes një qeverisjeje sa më të hapur, sa më demokratike, sa më transparente dhe me këtë rast, dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Durrësit, por jo vetëm të Durrësit, në të gjashtë njësitë vendore të vendit tonë, përfshirë edhe Shkodrën, Lushnjen, Dibrën, Rrogozhinën dhe Vorën që ta shfrytëzojnë këtë mundësitë që iu jep demokracia në mënyrë që të kenë të drejtë nesër t’u kërkojnë llogari atyre, të cilët kërkojnë t’i votojnë.

Pyetje: Zoti President, si e konsideroni deklaratën e Ambasadores Yuri Kim për kandidatët “non grata” duke llogaritur këtu që në Bashkinë e Durrësit, zonja Sako është e mbështetur nga "non grata" Vangjush Dako?

Presidenti Meta: Unë jam i bindur se qytetarët e Durrësit, por jo vetëm, edhe të pesë Bashkive të tjera, do të zgjedhin me vullnetin e lirë për kandidatët apo kandidatet më me integritet dhe që garantojnë një përkushtim sa më të madh ndaj komunitetit si dhe një përfshirje të tij sa i takon qeverisjes vendore.

Vetëm qytetarët të vendosin për të ardhmen e e tyre dhe ne që ajo të gjithë të gjithë duhet të kërkojmë është një proces sa më transparent, sa më demokratik, një ballafaqim programesh, një ballafaqim idedh dhe në fund të fare, të fitojë vullneti i qytetarëve dhe të fitojnë kandidatët më me integritet.

Pyetje: Zoti President, si e keni ndjekur çështjen hetimit parlamentar të inceneratorëve?

Presidenti Meta: Mendoj se në radhë të parë është përgjegjesia e institucioneve të drejtësisë të flasin për këtë çështje dhe për të gjitha çështjet e tjera mbi bazë të fakteve, mbi bazë të provave, për të besuar te drejtësia, dhe njëkohësisht për të parandaluar abuzimet e rënda me taksat e qytetarëve, me taksat publike, dhe për këtë kërkohet sa më shumë efektivitet!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...