Kryemadhi kritika komisionit: Pyetje të dobëta për aferën më të madhe korruptive në histori

E mërkurë, 23 February 2022 19:05

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me dëshminë e kryeministrit Edi Rama në komisionin e inceneratorëve.

Kryemadhi ka theksuar në postimin e saj në Facebook, se ‘edhe gazetari më pa eksperiencë do të kishte drejtuar pyetje më të forta kryeministrit të vendit, për aferën më të madhe korruptive në historinë e shtetit shqiptar’.

 

Sipas Kryemadhit, qytetarët shqiptarë presin të kuptojnë ku kanë shkuar taksat e tyre dhe më pas janë të interesuar për pyetjet mbi botëkuptimin politik e artistik të kryeministrit.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhi:

Edhe gazetari më pa eksperiencë do të kishte drejtuar pyetje më të forta kryeministrit të vendit, për aferën më të madhe korruptive në historinë e shtetit shqiptar.

Ndiqni paranë! Pastaj procedurën dhe pyetjet mbi botëkuptimin politik e artistik të kryeministrit. Qytetarët shqiptarë presin të kuptojnë ku kanë shkuar taksat e tyre!

📌NGA KONCESIONI I INCENERATORIT TË ELBASANIT SHPËRDORIMI I PARAVE SHKON NË VLERËN 7 MILIONË DOLLARË:

1. Kompanitë fiktive të Ministrit Koka kanë marrë 409 112 760 Lekë.

2. Kompanitë fiktivë kanë faturuar 243 878 136 Lekë; faturime me synim justifikimin e fryrjes së kostove dhe mashtrimin me TVSH.

3. Për kosultime Zoto-Zoto dhe Stela-Stela janë harxhuar 57 960 003 Lekë.

4. Për udhëtime janë harxhuar 7 420 535 Lekë.

📌NGA KONCESIONI I INCENERATORIT TË FIERIT SHPËRDORIMI I PARAVE SHKON NË VLERËN 6 MILIONË DOLLARË:

1. Kompanitë fiktive të Ministrit Koka kanë marrë 185 746 071 Lekë.

2. Kompanitë fiktivë kanë faturuar 220 864 906 Lekë; faturime me synim justifikimin e fryrjes së kostove dhe mashtrimin me TVSH.

3. Për kosultime Zoto-Zoto dhe Stela-Stela janë harxhuar 185 746 071 Lekë.

4. Për udhëtime janë harxhuar 3 272 803 Lekë.

📌NGA KONCESIONI I INCENERATORIT TË TIRANËS (INTEGRATED ENERGY BV SPV) SHPËRDORIMI I PARAVE SHKON NË VLERËN 2 MILIONË DOLLARË:

1. Kompanitë fiktive të Ministrit Koka kanë marrë 60 000 000 Lekë.

2. Për kosultime Zoto-Zoto dhe Stela-Stela janë harxhuar 65 800 000 Lekë.

3. Për udhëtime janë harxhuar 80 428 377 Lekë.

📌NGA KONCESIONI I INCENERATORIT TË TIRANËS (ITS) SHPËRDORIMI I PARAVE SHKON NË VLERËN 30 MILIONË DOLLARË:

1. Kompanitë fiktive të Ministrit Koka kanë marrë 191 246 035 Lekë.

2. Kompanitë fiktivë kanë faturuar 2 573 373 112 Lekë; faturime me synim justifikimin e punimeve që e ka kontraktuar Integrated Energy BV SPV dhe mashtrimin me TVSH.

3. Për kosultime Zoto-Zoto dhe Stela-Stela janë harxhuar 191 246 935 Lekë.

4. Për udhëtime janë harxhuar 94 943 292 Lekë.

Ja pse Rama nuk ndalon pagesat për inceneratorët. Ja pse Veliaj ka firmosur në shpërdorim detyre për plan pagesat e koncesionit 30 vjeçar.

Këto të dhëna i ka SPAK. Topi tashmë i përket drejtësisë së re!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...