Muka: Ju kanë neglizhuar pasi ju konsiderojnë bastion i së djathtës! Në 6 mars i ndryshojmë fytyrën Durrësit

E mërkurë, 23 February 2022 19:08

 

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Bashkinë e Durrësit, i dalë nga primaret e PD-së për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Ardian Muka, në prezencë të ish-kryeministrit Sali Berisha, po zhvillon një takim me banorët e Spitallës dhe Porto Romanos

Muka ka prezantuar programin e tij para banorëve të kësaj zone të rëndësishme të Durrësit, ku ka theksuar

Muka: Ju falënderoi nga zemra që jeni kaq shumë sonte këtu. Besoj se të gjithë këtu më njihni pasi unë jam një djalë durrsak. Më njihni pasi bashkë kemi zhvilluar beteja politike me të keqen për të sjellë diçka të mirë në këtë zonë. Spitalla është kaq afër Durrësit por realisht ju ndiheni shumë larg Durrësit. Sepse ju kanë konsideruar bastion i së djathtës dhe ju kanë neglizhuar në infrastrukturë, në punësim dhe në gjithçka.

Vij me ballin lartë për të kërkuar votën në zgjedhjet e 6 marsit pasi ju më njihni mirë. Ne jemi një familje dhe në konceptin tim unë kështu i konsideroj qytetarët, si një nga tanët.

Në të gjitha këto beteja që kemi zhvilluar sëbashku dua tju falënderoi për besimin që më keni dhënë me primaret që unë tju përfaqësoj në garën për të marrë Bashkinë e Durrësit. Për të qënë nesër ai që duhet ta udhëheqë Bashkinë e Durrësit sëbashku me ju. Ku të gjithë bashkë duhet ti ndryshojmë fytyrën Bashkisë së Durrësit. Duke e bërë një bashki të qytetarëve.

Ka ardhur koha që të gjithë bashkë të bëjmë ndryshimin që e presim prej 22 vitesh, ndryshim që e presim për fëmijët dhe familjeve tona.

Kjo zonë ka shumë problematika nga refuzimi i qeverisjes qendrore dhe vendore, pasi ju shohin si kundërshtarë, si periferik dhe të ardhur

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...