'Ku janë 420 mln €?'/ Berisha i përgjigjet Ramës dhe zbulon milionat që janë vjedhur te tre inceneratorët

E mërkurë, 23 February 2022 19:10

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha foli për aferën e inceneratorëve nga Porto Romano në Durrës ku takoi banorët së bashku me kandidatin për kryetar bashkie, Ardi Muka.

Berisha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit u shpreh gjatë dëshmisë në komisionin hetimor se nuk janë 420 mln euro të abuzuara te inceneratorët.

 

Berisha zbërtheu me shifra abuzimet me miliona euro te inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

 

"Keni dëgjuar këtë kohë problemin e djegësave. Edi Rama para komisionit pyeste: Ku janë 420 mln dhe ku është vjedhja? Vjedhja është monstruoze. Djegësi i Elbasanit, pa asnjë tender, me një procedurë të pashpallur, të papublikuar kurrkund. Është firmosur kontrata për 22 mln euro me një kompani të sapokrijuar, të krijuar për të fvjedhur së bashku dhe bën tenderin me çelëësa në dorë, një kompani italiane vjen dhe ndërton djegësin me 12 mln, teprojnë 10 mln.

Nëse ministrat nuk donin të vidhnin, këto para ia jepnin bashkisë së Elbasanit, do të bësh tender për djegësat dhe bënte tenderin të hapur, kompanitë do të vinin. Kompania me çmimin më të ulët do të ndërtohet, nga thesari nuk shkonin më 22 mln, por 10-12 mln sa kushtonte djegësi. Ku shkuan 10 mln? U ndanë midis ministrave, zyrtarëve, e Zotëve e Mërtirëve të tyre.

Oreksi vjen duke ngrënë, thotë populli. Mqs këtu vodhën pa iu hyrë ferra në këmbë 10 mln, kaluan te i Fierit që e rritën me 30 mln. U ndërtua me 15 mln euro. 15 mln euro të tjera u mbetën pare xhepi këtyre. Dhe ky pyet. Dhe kulmon me Tiranën dhe Durrësin. Shtohet 130 mln për djegësin e Tiranës, 50 mln euro kushton djegësi, të tjerat të gjitha pare për ministrat dhe kompaninë e tyre. Pse zotëri nuk ua dhe bashkive ti këto para që të bënin tenderat dhe të ndërtonin djegësat? Sepse thesari i shtetit do të paguante vetëm paratë për djegësat. Në Ballkan ekziston vetëm një djegës, Shqipëria ka tre djegësa. Prandaj edhe varfëria rritet gjithnjë e më shumë", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...