Primaret/ Berisha: Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të votojnë të parët

E mërkurë, 19 October 2022 20:18

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në takimin me krerët e PD-së në Tiranë se primaret do nisin nga kryeqyteti, Durrësi dhe Elbasani.

Më pas do të votojnë qytetet e tjera. Berisha tha se primaret do jenë të hapura edhe për simpatizantët.

“Në këto primare ne jemi të hapur për çdo anëtar apo simpatizant të PD që do të kandidojë dhe cilido që mendon se këto janë vetëm për anëtarët, ju them që janë edhe për simpatizantët. Ata janë të lirë të vijnë të votojnë bashkë me anëtarësinë tonë. Ne nuk ofrojmë një diçka të themi të kontrolluar nga kryetari i degës, por një praktikë të vërtetë që cilido që do të provohet është i mirëpritur

Duhet të bëjmë gjithçka që ky proces të jetë i suksesshëm. Kam besim në përgjegjësinë, përkushtimin tuaj se ju bashkë me anëtarët e kryesive, të seksioneve dhe grupseksioneve do t'i shndërrojnë primaret në një histori suksesi. Është bërë një lloj axhende, kalendari dhe në bazë të tij do të ecet.

Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të votojnë të parët, do të përpiqemi ta përshpejtojmë dhe me të tjerat, dora-dorës,” tha Berisha.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...