“Kjo aleancë, sado që i shkaktoi opozitës shqiptare goditjet më të thella që mund të kishte njohur një opozitë, e cila ja ku është sot, më e fuqishme se kurrë.
Ne jemi më të fuqishëm sot se vlerat që mbrojmë janë të drejta.
Edhe njëherë theksoj, nuk ishte aleancë mes qeverive perëndimore dhe Edi Ramës.
Por aleancë e rrezikshme mes individëve, ambasadorë, zyrtarë, që bënë gjithçka për të mëbshtetur Edi Ramën.
Që dolën nga ato zyra me njerëzit e Sinaloas, që morën qeset nga Duçkat e Ramës, vetëm që të na mposhtin ne.
Nga kjo tribunë, në emrin tuaj, në emrin e shqiptarëve që janë sot dhe që mbyllën sytë për ideale demokratike, i bëj thirrje qeverisë së SHBA, Kongresit, institucioneve të vendit të madh, të hetojnë të gjithë çfarë ndodhi këto ditë me opozitën shqiptare.
Të hetojnë veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri, se si ky multimilairder bëri gjithçka për të ngritur në piedestal këtë kryekorruptor.
I bëj thirrje Parlamentit Europian, qeverive të vendeve mike, të hetojnë dhe shqyrtojnë. Skandalet e Duçkës së Edi Rramës janë zinxhir.
I garantoj se do vazhdojmë betejën e pamposhtur deri në fitoren e revolucionit demokratik.
Ne jemi në betejë, por thirrja ime është të shndërrohemi në qytetarë të revoltuar deri në fitoren e revolucionit.
Çdo ditë, të bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën këtij regjimi,”tha Berisha