Berisha: Lulzim Bravën dhe AliBashën i ka kapur si skllevër Edi Rama. S'kanë asgjë në moralin e tyre!

E Enjte, 09 Mars 2023 09:11
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi nga Mallakastra se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë të kapur si skllevër nga Edi Rama. 

Berisha iu drejtua edhe kandidatit të Alibeajt në Mallakastër, Agron Kapllanajt, duke i kujtuar se po të ndjehej demokrat si gjithë të tjerët, do të hynte në primaret e PD. 

Lideri i opozitës tha se "Kapllanaj është kandidat i Lulzim Bravës dhe Alibashës, të cilët kanë thyer çdo rekord vetëposhtërimi në politikë deri më sot". 
 

"Ju keni dëgjuar për problemet që kemi brenda PD-së. Por tani gjithçka doli në dritën e diellit. U them një gjë këtu me sinqeritet. Duke parë veprimet e Lulzim Bravës dhe AliBashës, i kam thënë qindra herë vetes time; ku do shkonim ne dhe Shqipëria me këta njerëz. Por labirintet e shpirtit njerëzor askush nuk mund ti njoh. Personalisht unë jam njeri i besimit, i besoj njeriut dhe unë mendoj se nga besimi duhet të udhëhiqemi, por ai që shkel besimin shkel mbi veten e tij. 

Çfarë ndodh? Edi Rama i ka kapur si skllevër ata. Ata mendojnë se ju nuk i shihni, se qytetarët shqiptarë nuk i shohin. Në historinë 32 vjeçare politike nuk ka patur kurrë, pengje, pengje siç janë Brava dhe Alibasha. Nuk kanë asgjë në moralin e tyre. I them dy fjalë këtij Kapllanpallatit, ja them këtu. E para njëherë Kapllan, po të ishe burrë dhe po të ndjeheshe i njëjtë me këta burra e gra që janë këtu dhe tjerë, vije dhe hyje në primare. Asnjë njeri nuk e pengoi. Hajde në primare, matu me Resmiun, matu me tjetrin e tjetrin me radhë. Ti nënshtrohemi vlerësimit dhe besimit tuaj. 

Kjo ka marrë fund, kurrë më kryetari dhe kryesia nuk do të ju caktojë më ju, as deputetin as kryetarin e partisë, as kryetarin e bashkisë. Ua thashë, PD ka bërë gabime, por merita e saj është se i njeh gabimet, edhe nuk thotë nuk gaboj, ajo thotë gaboj do i korrigjoj. Kështu që ti Kapllan nuk erdhe, nuk të pengoi Sali Berisha, por të pengoi pallati ty. Se kur ti demokrat vjen e merr tender në pallatet që ua prishin me buldozerë qytetarëve, i nxjerrin me banda nga shtëpitë e tyre qytetarët, nga Erion Veliaj me shokë, ti bëhesh me ta, ti nuk ke punë me demokratët. 

Ke 97 tendera nga qeveria. Absolutisht kjo qeveri nuk jep tender pa ryshfet. Shko më mirë rri me ta, mos hajde këtu as me kërku votë, asgjë. Hajde por këta demokratë, socialistë, pa parti, do të të japin atë që ti meriton. Kandidati i tyre është Resmi Shano.  

Je kandidat i Lulzim Bravës dhe Alibashës, të cilët kanë thyer çdo rekord vetëposhtërimi në politikë deri më sot. Nuk kanë asgjë të përbashkët me as Mallakastrën, Tropojën, Dibrën e askërkënd, janë një sekt sikur të kishin lindur në Rilindjen e Edi Ramës. ndaj dhe ne të bashkohemi, në idealet tona, në moralin tonë, në besimin tonë, të sigurtë në një fitore të shkëlqyer. 

Ne jemi forcë politike e vokacionit perëndimorë të kombit shqiptar. Ne jemi dhe do të jemi partnerë të palëkundur të SHBA-së dhe BE-së. Ne jemi dhe do jemi avoketër të pamposhtur të interesit kombëtar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, të shqiptarëve kudo që janë. Ndaj dhe u ftoj ju, ftoj të gjithë banorët e Mallakastrës, ta shndërrojnë këtë pranverë, në pranverën e triumfit të idealeve tona, vyrtiteve tona, vendosmërisë tonë për ndryshim, dashurisë tonë për Shqipërinë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.  

Ti dalim zot këtij vendi që po rrokulliset më shumë se çdo vend tjetër në luftë civile apo luftëra të tjera. Ti dalim zot këtij vendi, që fëmijët e tij të mos marrin rrugët e botës. Në Mallakastër, kjo rrugë është vota për Resmi Shanajn, përfaqësuesi juaj i shkëlqyer, pasardhëri i një familje të shkëlqyer, i cili ju garanton ju se do të shënojë ndryshimin që ju prisni"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...