Pastaj e vijojnë budallallëkun, meqë nuk gjejnë dot për të arrestuar politikanët, iu turren familjarëve të tyre. Kot, po kot fare. Pa asnjë lidhje logjike. Me faktet jo e jo.
Thjesht inat e mllef. Natyrisht i diktuar nga spin-propaganda e pushtetit absolut.
Ej, bëhuni burra e çojeni logjikën e dhjerë deri në fund!
Thoni ore e duam në burg Sali Berishën që të kënaqemi politikisht e kolektivisht! Thoni që e duam në burg edhe Ilir Metën e të mos pipëtijë opozitë në këtë vend për ca vite.
Thoni ore që i duam në burg për politikë dhe mblidhuni pastaj e masturboni nga qejfi aty te kryeministria.
Jepni urdhër drejtësisë e ta bëjë që të heqim çdo iluzion që ky vend ka drejtësi jo politike.
Mos hajdeni vërdallë me familjarët e udhëheqësve. Rrini përballë atyre vetë burrnisht!
Legenë!
Veç mos harroni!
Edhe sikur të gjithë opozitën ta burgosni, prapë nuk do ta justifikoni dot super hajninë e pushtetit absolut.
Sado politike të jetë drejtësia, prap hajna më të mëdhenj se këta që mbroni nuk ka.