Skandali/ Nesër samiti, Rama nuk i jep leje Begajt të përfaqësojë Shqipërinë

Diel, 20 August 2023 16:17
Gazeta greke, Kathimerini, raporton se ditën e hënë do të mbahet një samit i Athinës me vendet e Ballkanit Perëndimor. Të ftuar do të jenë edhe drejtuesit e Bashkimit Europian.

 

Samiti i organizuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis vjen pikërisht në kuadër të 20-vjetorit të Deklaratës së Selanikut, që hapi rrugën për integrimin evropian të rajonit.

Por në këtë samit do të mungojë Shqipëria. Kryeministri Edi Rama nuk është ftuar, për shkak të tensioneve për çështjen Beleri.
 
 
 
Megjithatë, Greqia ka ftuar presidentin shqiptar, Bajram Begaj. Por edhe ky i fundit, në mënyrë skandaloze, nuk e ka pranuar ftesën duke thënë se ka punë të tjera. Qartësisht Rama nuk e ka lejuar Begajn të shkojë në këtë samit.
 
Kujtojmë se Edi Rama erdhi në pushtet para 10 vitesh me sloganin ‘Zero probleme me fqinjët’. Deri më tani, slogani është zevendësuar në moton ‘Zero probleme me Vuçiçin’.

Edi Rama është kryeministri që i ka tensionuar më së shumti marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën. Nga ana tjetër, ai ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Prishtinës, në një akt skandaloz që do hyjë në histori.

Sa u përket marrëdhënieve me Greqinë, ai do mbahet mend për arrestimin e një lideri politik minoritar. Për këtë arsye, Athina ka kërcënuar se do bllokojë integrimin evropian të vendit.

Login to post comments