Samiti do mbahet në Athinë në kuadër të Deklaratës së Selanikut, që i hapi rrugën integrimit të rajonit.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është organizatori i këtij takimi në kuadër të 20-vjetorit të Deklaratës së Selanikut.
Edhe pse nuk është konfirmuar, mendohet se në samit do jetë i pranishëm edhe lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Një nga agjencitë kryesore të Brukselit, EuObserver shkruan se në samit nuk do jetë i pranishëm kryeministri shqiptar, Edi Rama, pasi nuk është ftuar.
Portali shkruan se mungesa e ftesës reflekton pikën e ulët të marrëdhënieve diplomatike mes Athinës dhe Tiranës.
Sipas EuObserver, shkak për këto tensione është bërë arrestimi i Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.