Berisha: Gazetari Ferdinand Dervishi u shkarkua nga detyra pasi kërkoi hetimin e Taulant Ballës për sistemin TIMS

E Enjte, 14 September 2023 17:46

Nga Sali Berisha

Sot, edhe duhet të ndalemi me forcën më të madhe, pronari i ABC-së bashkë me lëpirësin Balla kanë pushuar nga puna, kanë larguar nga detyra njërin nga gazetarët më të shquar në fushën e investigimit, z.Ferdinand Dervishi.

Në qoftë se ne pranojmë të flaken si leckë gazetarë të cilët me hetimet e tyre japin një kontribut të madh në interesin publik, ky parlament nuk meriton të jetë.
 
Ferdinand Dervishi me kompetencë të plotë, me guxim dhe përgjegjësi kërkoi hetimin e Taulant Ballës për plaçkitjen e database të TIMS. Për plaçkitjen që i bënë nëpërmjet Ervin Muçës, dabatase të TIMS.
 
Ferdinand Dervishi me një analizë logjike, duke iu referuar fakteve nxjerr se prapa këtij akti kriminal qëndronte direkt pala shqiptare, qëndronte Taulant Balla.
 

Ndërhyrje të ligjshme të përfaqësuesve të ambasadës së SHBA-ve për shqetësimin e madh për këtë sistem i cili ka një rëndësi nevralgjike në fushën e sigurisë dhe luftës së krimit. Dervishi konstaton se si Balla dhe Rama dhanë të njëjtën përgjigje mashtrim.

Nuk ka ndodhur, hetimi është bërë.

Tani, Ferdinand Dervishi e pushon nga puna pronari që herë shfaqet e herë zhduket. Por e garantoj, se nuk do mund të shfaqet dhe as të zhduket, por nuk do mundet kurrë të flakë gazetarë si leckë.

Me Edi Ramën shkon e lëviz si të duash akcizën e birrës, se dhe ai është një krim. Por me fjalën e lirë dhe me gazetarët nuk mund të luash këtu, i them atij pronarit të ABC-së.

Ndaj edhe, shpreh solidarizimin tim të plotë me Ferdinant Dervishin. U bëj thirrje gazetarëve në Shqipëri dhe në botë të qëndrojnë në mbështetje të tij, sepse ai me shkrimin që bëri duke kërkuar direkt hetimin e Taulant Ballës rrezikoi për vete dhe tani humbet vendin e punës nga banditë në pushtet.

Zonja dhe zotërinj!

Mbështes plotësisht të gjitha shkëmbimet me Republikën e Sllovakisë dhe uroj që ato të njohin zhvillime të reja pozitive. Natyrisht, marrëveshjet me Shqipërinë janë thjesht në letër. Nuk njohin, nuk respektohet.

Së fundmi, kur të shkosh atje në punë në Prokurorinë e Tiranës, atëherë përgjigje. Këtu je zv.kryetare Parlamenti. Nuk je as kryetare e Prokurorisë Felaj në Tiranë, as n/kryetare e saj.

E them edhe njëherë. Nuk ka në botë një prokurori me 4 anëtarë familje përveçse, po të jenë grup privat detektivësh. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe. Që të shpallet plagosje e lehtë thyerja e kockës frontale, e kockës panjetale dhe e ulnës me shkopinj bejsbolli nga klani mafioz Rraja. E vërteta, klani mafioz Rama-Balla.

Pra, në këtë kontekst ai është një akt i shëmtuar, dhe ju iu takon si deputete, pavarësisht nga konflikti i interesit, ta dënosh me ashpërsinë më të madhe atë.

Login to post comments