Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen mbajti fjalën e saj gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Ndër të tjera, presidentja e KE-së kërkoi më shumë reforma.
“Vitin e kaluar kam thënë se Procesi i Berlinit do të jetë në duar të mira dhe kam pasur të drejtë. Pavarësisht këtij optimizmi, ka shumë për t’u bërë. Duhet t’u japim ritëm reformave. Të rrisim dhe të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë për Ballkanin Perëndimor. Prandaj duhet ta përfshijmë Ballkanin drejt tregut të përbashkët. Duhet që BE të plotësojë atë që është tregu i përbashkët rajonal," tha ajo.
Kurse kryeministri shqiptar, Edi Rama vazhdoi traditën e batutave pa kripë dhe i kujtoi asaj dhe kancelarit Scholz, oraret e avionëve.
"Këta dy gjermanë krah meje kanë orare, kanë afate kohe, avionë për të marrë etj. Nuk dua që të marr nga koha e tyre sepse nuk ndodh çdo ditë që të presim kancelarin e Gjermanisë dhe Presidentin e Komisionit të BE," tha Rama.