Gazeta gjermane: Udhëheqësit e BE-së në Ballkan, Vuçiç fluturon për në Kinë

Hënë, 16 October 2023 19:48
BE rikonfirmon angazhimet e saj për anëtarësim ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor. Jo të gjithë janë të interesuar. Dhe shoqëria civile e Serbisë po bën thirrje për t’i dhënë fund bashkëpunimit të BE-së me autokratët
Tagesspiegel
 
Në një samit të Ballkanit Perëndimor, kancelari Olaf Scholz bëri thirrje edhe një herë që gjashtë vendet e rajonit të pranohen në Bashkimin Europian sa më shpejt të jetë e mundur. “Për mua është e qartë se 20 vjet pasi u premtua pranimi i këtyre vendeve, duhet të jetë e shpejtë koha kur kjo të ndodhë,” tha Scholz të hënën në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
 
Bëhet fjalë për Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Shqipërinë. Nga ana e BE, përveç Scholz-it, në Tiranë udhëtuan kryeministri holandez Mark Rutte dhe ai grek, Kyriakos Mitsotakis dhe nga Brukseli, shefja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel. Presidenti francez, Macron, u desh ta anulonte praninë në takim pak përpara zhvillimit.
 

Por samiti i parë për zgjerimin e BE-së në një nga vendet kandidate u zhvillua pa presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Në vend që të takohej me kolegë të rangut të lartë nga BE, Vuçiç fluturoi për në Pekin të hënën, ku do marrë pjesë në një takim të projektit kinez të Rrugës së Mëndafshit.

Tani që edhe Italia ka hequr dorë, asnjë vend i BE-së nuk po merr pjesë në nismën kineze, të cilën kritikët e konsiderojnë si një mjet për Republikën Popullore për të rritur rolin e saj gjeopolitik dhe për të siguruar lëndë të para dhe tregje.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha në Tiranë se BE-ja gradualisht do të lehtësojë aksesin e gjashtë vendeve të Ballkanit në tregun e brendshëm të BE-së dhe do të rrisë ndihmën financiare nëse vendet do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm reformash në këmbim. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ankua se BE nuk i ka mbajtur të gjitha premtimet për ndihmë në kuadër të Procesit të Berlinit, të nisur nga Gjermania.

Europa duhet t’i japë fund bashkëpunimit me regjimin

Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë të anëtarësohen në BE, por janë në faza të ndryshme. Samiti zhvillohet si pjesë e të ashtuquajturit Procesi i Berlinit, i cili u nis nga kancelarja e atëhershme, Angela Merkel në vitin 2014 për t’i afruar shtetet me BE-në.

Në fundjavë, një duzinë organizatash joqeveritare nga Serbia i bënë thirrje BE-së, vendeve anëtare dhe partnerëve të tjerë perëndimorë, që të braktisin politikën e bashkëpunimit me regjimin e Aleksandër Vuçiçit dhe të fillojnë urgjentisht një dialog me aktorët pro-evropianë në vend dhe rajon me qëllim të krijimit të kushteve për rinovimin demokratik.

Në apelin e lexuar në fund të Konferencës treditore të Beogradit për Sigurinë, nga kryetarja e Lëvizjes Europiane në Serbi, Jelica Miniç, OJQ-të theksojnë se ‘sot është bërë e qartë se politika e pajtimit dhe bashkëpunimit me regjimin në Serbi nuk do të japë fryte’.

Prandaj, partnerët perëndimorë duhet të heqin dorë nga ‘politika e tyre e marrëveshjeve të dyshimta me liderët autokratë’ dhe të mbështesin përpjekjet e shoqërisë civile, veçanërsht në Serbi, në mënyrë që zgjedhjet në Serbi në dhjetor të jenë ‘të lira dhe të ndershme’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...