Shteti, stimulues i “kontrabandes” se medikamenteve!
Po lexoj per disa”arestime” te lidhura me “kontrabande” te medikamenteve.
Pa dyshim qe futja e medikamenteve “ilegalisht”, jashte kontrollit, per tregeti eshte nje veprim i denueshem.
Por fatkeqesisht shteti yne eshte stimulues kryesor i ketij aktiviteti jashte ligjor:
1- Ne Shqiperi shumica e medikamenteve ne qarkullim e vecanerisht te rimbursueshme jane te origjines se pa sigurte.
Lista e substancave aktive te rimbursueshme eshte tejet e shkurter, reth 20 here nga ajo qe duhet, e dominuar dhe kjo nga medikamente te origjines jo te sigurte.
Po keshtu edhe prodhimi vendas nuk permbush standartet GMP etj te EMA.
2- Dhe per me keq, per aresye koruptive pengohet regjistrimi automatik i medikamenteve te certifikuara nga EMA ose FDA, qe qarkullojne ne vende te sigurta, duke dashur te stimulohet ai nga origjina jo te sigurta.
Ne nje kohe kur politikat e importeve per ato duhet te jene te bazuara ne moton “liberalizim i kontrolluar”.
Keto bejne qe dhe lista e barnave te jete shume here larg nevojave, si dhe te dominohet nga medikamente te pa certifikimin nga EMA apo FDA, te ndaluara te qarkullojne ne vendet e BE e te tjera te sigurta.
Keshtu krijohet artificialisht nje gjendje qe bije ndesh me nevojat e popullates, per nje game te gjere medikamentesh, per sigurine e tyre sigurta, si kudo ne vendet europiane e ne pergjithesi.
Ne keto kushte krijohen premisat per futjen ilegale te medikamentave per tregeti.
Nje shtet i pa afte e i koruptuar krijon keshtu premisa per shumefishimin e veprimtarve ilegale edhe ne farmaceutike.