I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka folur për planin e kryeministrit Edi Rama pas urdhrit të tij ndaj SPAK për të arrestuar kryedemokratin Sali Berisha.
Balliu theksoi se nuk ka prova për Sali Berishën dhe prandaj nuk ka akuzë për shkak të mungesës së provave dhe s’ka çfarë akuze dhe provash të prishi.
‘Ju keni sot Olta Xhaçkën që nuk ka ndonjë masë as për këtë as për burrin e vetë, pavarësisht se janë në hetim ata’, u shpreh Balliu.
Balliu: Ka filluar çështje me një hetim. Për sa i përket këtyre masave i dimë se si funksionojnë dhe i gjithë thelbi është që të mos prishësh prova, por nuk ka prova për Sali Berishën se prandaj nuk ka akuzë për shkak të mungesës së provave dhe s’ka çfarë akuze dhe provash të prishi. Atëherë pse duhet masa për Sali Berishën?
Sipas ligjit dhe kushtetutës, SPAK duhet të shkonte në parlament, vendosën të mos shkojnë në parlament.
Sali Berisha e dinte shumë mirë, se nqs ai e refuzonte atë masë, këta do të përshkallëzonin do të shkonin në parlament për të kërkuar masën me arrest shtëpie, nqs do të ishte për interes personal do të pranonte masën e parë dhe nuk shkonte fare në arrest shtëpie dhe rrinte me detyrim paraqitje.
Shkoi vetëm për pjesën procedurale pasi drejtësia është procedurë.
Pse e them këtë, ju keni sot Olta Xhaçkën që nuk ka ndonjë masë as për këtë as për burrin e vetë, pavarësisht se janë në hetim ata.