Kryetari i PD, Sali Berisha pas mbledhje së kryesisë së partisë ka dalë në një prononcim për mediat.
Berisha u ndal te heqja e imuniteti të deputetit, ku sulmoi kryeministrin Edi Rama, ku tha se asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndrrat e kreut të qeverisë.
“Asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndrrat e Ramës. Do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij. Ai është frikacak, por ju garantoj që do përfundojë atje ku e meriton. Si mund të jem i kënaqur unë që Partia është në këmbë.
Ju kujtoj se data 27 është ditë proteste.”, u shpreh Berisha.