Berisha: Studentët të bashkohen me opozitën për të shpëtuar Shqipërinë! Rinia, fitimtarët më të mëdhenj

Premte, 19 Janar 2024 22:42

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje studentëve dhe të rinjve të bashkohen me opozitën për të shpëtuar Shqipërinë.

Berisha theksoi se rinia do të jetë fitimtarja më e madhe e kësaj lëvizje. 

 

Berisha: Miqtë e mi!

Kjo betejë ka futur në kaos narkodiktaturën.

Kjo betejë ka jehonë të fuqishme.

Kjo betejë është beteja e kthesës së madhe historike të shqiptarëve.

Ndaj dhe unë sot, ftoj demokratët, demokratet, kudo që janë të ngrihen në një kthesë të fuqishme.

Të marrin përgjegjësinë historike para ndërgjegjes së tyre, para familjes dhe vendit të tyre. Ftoj qytetarët të ngrihemi në këtë betejë sepse Shqipëria para syve tanë po shkatërrohet, po largohet, po shpërbëhet nga një armik, emrin e të cilit lakejtë e tij, janë të zemëruar se pse e përmendim kaq shumë.

U’a them këtu se do ta përmendim, gjersa ta kërrejmë nga pushteti, gjersa ta përmbysim atë.

Po ju që u thoni Edi Rama dhe pse vetëm Edi Rama, u them sonte këtu se Edi Rama është diktatori, se Edi Rama ka të gjitha pushtetet në dorë, se Edi Rama është kryehajduti i kombit,  se Edi Rama është kryearmiku i kombit, se Edi Rama përgjysmoi Shqipërinë.

Çfarë jeni ju që shtroni këtë pyetje. Jeni shqiptarë apo çfarë jeni ju.

E shihni ju, apo keni frikë ta shihni të vërtetën.

Ndaj dhe të vazhdojmë betejën, sepse me betejën tonë do të ju japim guxim, do tu ndriçojmë mendjen edhe atyre të cilët nga ndrydhja gabojnë.

Ne duhet të jemi bashkë, opozitë dhe media kundër diktaturës.

Sot nëse nuk je me opozitën je me diktaturën, je me të keqen, je me shkatërrimin.

Sot indiferenca jote është mbështetje e diktaturës.

Sot e ashtuquajtura asnjanësi është mbështetje për diktaturën.

Sot heshtja jote është mbështetje për të keqen e madhe që ka kapluar Shqipërinë.

Lejini teorirat, dilni nga lëvozhga. Bashkohuni me opozitën.

Nuk ka opozitë të përsosur, nuk ka lëvizje pa kthim të përsosur, por janë shpëtimtare, janë shpresa, janë fitorja, janë e ardhmja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.

Duke përfunduar, një apel, një thirrje nga zemra për të rinjtë e këtij vendi.

Bashkohuni me opozitën, bashkohuni të shpëtojmë vendin.

Se nga ky bashkim, ju do të jeni fitimtarët më të mëdhenj.

Nga ky bashkim ju do të jeni fytyra e vërtetë, e fitores dhe Shqipërisë së fituar.

Nga ky bashkim ju riktheni Shqipërinë në rrugë normale,

Riktheni Shqipërinë në rrugën e integrimit Europian.

Mos prisni askënd që të realizojë ëndërrat tuaja. Ëndërrat tuaja ju do ti realizoni ju vetë, me mençurinë, guximin, vullnetin tuaj.

Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme.

Rrofshi ju,

rroftë opozita,

Rroftë Shqipëria.

Edi Rama jo në Surrel, por edhe mbrapa Dajtit, në malin me Gropa, në Bizë dhe Martanesh po të fshihesh, do të të gjejmë.

Fundi yt është i pashmangshëm.

Fitore, fitore, fitore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...