Nga Tritan Shehu:
Per Ramen, Ministri i Jashtem- “mates i cilesise spitalore”!
Kete Rama e konsideron edhe si “mekanizem” te autonomise spitalore!
Kryeministri glorifikoi sot ne QSUT punen e “shkelqyeshme” ne cilesi sherbimi e kushte akomodimi, sepse kete ja kishte percaktuar Ministri i Jashtem…
Ne ato dy dite, qe ai ishte atje i shtruar si pacient…
Se pari i uroj “te shkuara” Ministrit…
Se dyti “dekretimi” i pacientit Minister i Jashtem si “indikator cilesie” se sherbimit mjekesor spitalor me duket…
Per te qare e per te qeshur…
Nje fillim i tille i bisedes ne ate Qender kaq te rendesishme per sistemin shendetesor, intelektualizmin, studimet universitare, shkencore, eshte shume poshte standarteve e nivelit, qe ajo meriton!
Dhe si pasoje Kryeministri vazhdon me vizione absurde per autonomine spitalore!
Qe ne fakt eshte nje hap mbrapa dhe nga vete premtimi i tij me 2013 kur premtoj:
“Spitali ndermarje”….
Duke perfunduar sot ne sistemin me te cenralizuar ne Europe, per pasoje dhe me te varfer e nen sherbyer.
Sepse qofte dhe vetem “autonomia” nuk eshte nje pagese per pune jashte orarit, dhe kjo e caktuar nga Rama e jo nga tregu, deri ne 70% te rroges.
“Autonomia spitalore”, qe kishte filluar te zhvillohej, ngadale ne fakt, u asfiksua nga kjo Rilindje.
U asfiksua me centralizimin, politizimin e u varros me PPP, qe kane krijuar monopole private ne vend te financuara nga Shteti.
Krejt te kunderta keto dhe me vete “Autonomine”, kur ne duhet te kalojme ne konceptin “spitali ndermarje”.
“Autonima” spitalore eshte nje strategji, qe kerkon nje permbysje ne konceptet politike e menaxheriale te sistemit shendetesor, per te shkuar te “tregu i shendetit”.
Lidhet me indekset e kostos DRG, sistemet e financimit, kontrollit etj etj.
Autonomia spitalore ka ne qender pacientin e te drejtat e tij, sherbimin ndaj tij!
Rama dhe kete e koncepton “koke poshte”, per te “rjepur” pacientin e qytetarin edhe financiarisht!
Mbi te gjitha lidhet me vullnetet politike demokratike, sociale dhe anti korrupsion.
Qe jane diametralisht te kunderta me objektivat e kesaj qeverisje!