Nga Tritan Shehu:
„Shoah“, Dita e „Kujteses“, qe krimet te mos perseriten!
Megjithese jetojme ne nje Bote te trazuar, nen nje nje lufte boterore te «fragmentizuar», sipas Papa Francesco.
Dhe kjo per shkak te nje terrorizmi ideologjik, politik, ushtarak etj.
Te perhapur qe nga genocidi serb ne Kosove, e me tej tek agresioni rus ne Ukraine, barbarite e Hamas, krimet e Hezbollah apo Houth, financimet e keq perdorimet e fese nga shtete terroriste, per te indokrinuar e kthyer njerezit ne instrumenta vrases.
Por sot eshte dhe nje Dite krenarie per shqiptaret, te cilet ishin i vetmi popull ne Europe, qe nuk u dorrezoi nazisteve asnje hebre.
Qe i mbrojti ata duke rrezikuar veten, familjet, jeten.
Numri i tyre ne vendin tone u disa fishua gjate atyre viteve makabre te cfarosjes se pa precedente te nje populli.
Duke ndertuar ne kete menyre dhe themelet e nje miqesie e lidhje te pa cenueshme midis dy popujve tane, te cilet per ate qe kane pesuar ne histori, per rezistencen ne shekuj e ringritjen kur kjo as nuk imagjinohej, i ngjajne shume njeri tjetrit.
Kjo e vertete qendron per te gjithe shqiptaret….
Duke falenderuar Izraelin mik edhe per njohjen e Kosoves, akt ky me rendesi madhore per kombin tone, te verteten e te drejten historike.