Kryetari i PD-së, Sali Berisha, vazhdon ta shprehë vlerësimin e tij dhe mirënjohjen për mbështetjen e pakufishme që po i japin pa u ndalur gjatë gjithë këtyre javëve në arrest, demokratët dhe qytetarë të ndryshëm, që mblidhen spontanisht çdo mbrëmje përreth godinës ku ai po qendron në Tiranë. Ai ka publikuar sot fotografi nga takimi që u zhvillua mbrëmjen e së 26 janarit si edhe disa nga mesazhet më të spikatura që u dhanë.
"Album nga Rruga e Shkresës" shkruan Berisha sipër fotove që ka publikuar mesditën e kësaj të shtune në Fb: