'Non grata', Berisha: Vendim i korrupsionit transnacional

E mërkurë, 31 Janar 2024 13:03

Për të 30-ën ditë me rradhë, qindra qytetarë janë tubuar poshtë banesës së liderit të opozitës Sali Berisha i cili po mbahet në arrest pas proceseve politike ndaj tij. Duke ju drejtuar mbështetësve nga dritarja e banesës, Berisha tha se demokratët s'mund të pranonin kurrë, vendimin e shpalljes non grata, i cili u mor si pasojë e korrupsionit transnacional që synonte vetëm pushtetin e Edi Ramës.

SYRI TV 

 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi skenarin e Edi Ramës dhe George Soros për shpalljen e tij non grata. Në fjalin e tij, para qindra qytetarëve te mbledhur si çdo mbrëmje poshtë banesës së tij, Berisha deklaroi se anëtarët dhe simpantizantët e PD-së nuk e pranuan këtë vendim të marre nga korrupsioni transnacional Rama-Soros-Mcgonigal, që kishte si qëllim lënien e vendit pa opozitë.

Berisha hodhi akuza në drejtim të mazhorancës socialiste, se duke përdorur Lulzim Bashën po mban peng vulën dhe logon e PD-së. 

Për çështjen McGonigal, Berisha deklaroi se Edi Rama edhe pse po mbrohet nga drejtuesi i SPAK  Altin Dumani, do të përgjigjet për këtë aferë.

Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta për votën e lire.

Login to post comments