Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi ndaj dhunës që ushtruan sot gardistët ndaj gazetarit të Euroneës, Ardit Hoxha.
Ai nuk u lejua të futej në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke u penguar dhe dhunuar në mënyrë skandaloze.
“Sjellje brutale e gardistit ndaj gazetarit Ardit Hoxha në detyrë. Dënoj me ashpërsinë me të madhe këtë sjellje të dhunshme ndaj gazetarit Ardit Hoxha,” shkruan Berisha.