Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për situatën e subvencioneve më bujqësinë. Në një shënim në faqen e tij në Facebook, ai shkruan se "subvencionet janë shumë herë më të ulëta se në Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut".
"Sepse nuk ka fonde për blegtorët, nuk ka fonde për fermerët, por ka fonde për inceneratorët," vijon Meta.
POSTIMI I PLOTE
Është skandaloze situata me subvencionet për bujqësinë. Subvencionet janë shumë herë më të ulëta se në Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut.
Sikur të mos mjaftonte kjo, por edhe fondet europiane të IPARD-it janë vjedhur dhe shpërdoruar në mënyrë flagrante, ndaj edhe janë në hetim dhe janë bllokuar nga Bashkimi Europian.
Sepse nuk ka fonde për blegtorët, nuk ka fonde për fermerët, por ka fonde për inceneratorët.
Ndryshimi rrënjësor i masës së subvencionit është një nga masat më prioritare për t’i bërë produktet bujqësore shqiptare konkurruese dhe me çmime kompetitive në tregun vendas dhe ndërkombëtar.