“Po ju lutem, po ju lutem, mos më lëndoni, më lini të shkoj”, u tha 13-vjeçarja përdhunuesve të saj.
Reagime të forta në Itali ka shkaktuar pëdhunimi i një 13-vjeçareje nga shtatë emigrantë të paligjshëm nga Egjipti , të moshës 15-19 vjeç .
Ngjarja horror ka tronditur Italinë pasditen e 30-janarit 2024, disa emigrantë të paligjshëm kanë përdhunuar një 13-vjeçare në grup në prani të të dashurit të saj 17-vjeç në parkun Villa Bellini në Catania të siçilisë.
Ngjarja është e përsëritur në vendin fqinj dhe ka shkaktuar indinjim në opinionin publik dhe politikën italiane.
Një situate të tillë vendi finj po i përgjigjet duke nënshkruar një marrëveshje për sjelljen e këtij kontigjenti regugjatësh në Shqipëri. Marrëveshja e shumë-debatuar në politikën italiane dhe atë europiane është kaluar në heshtje në Shqipëri, vend i cili sundohet nga një njeri i vetëm, Edi Rama, i cili ka vënë nën thundrën e pushtetit të tij edhe Gjykatën Kushtetuse e cila i hapi rrugë ratifikimit të marrëveshjes.
Pamje të cilat shqiptarët i kanë parë në vendin fqinj vetëm nëpërmjet medias, shumë shpejt mund t’i shohin në Shëngjin, ku edhe do të akomodohen regugjatët e paligjshëm që nisen drejt Italisë.
Ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur vetëm në Itali, edhe në Gjermani ka patur shpesh të tilla ngacmime e përdhunime nga emigrantët ndaj të miturve e grave.
Kapaciteti i Shqipërisë për të menaxhuar të tilla situata është vite dritë larg institucioneve ligjzbatuese të vendeve si Italia e Gjermania.
Dhe me gjithë kapacitetet që këto vende kanë, pas njoftimit të makthit të përjetuar nga vajza 13-vjeçare, zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini , kërkoi tredhjen kimike të autorëve të sulmit të egër ndaj të miturës.
“Vajza u përdhunua nga një grup prej shtatë egjiptianësh. Një kurë mund të ekzistojë: tredhja kimike ”, tha Salvini.
Siç njoftoi zëvendëskryeministri i Italisë, partia e tij së shpejti do të paraqesë propozimin e saj për këtë çështje me deputeten Annalisa Tardino duke shtuar se "ne këmbëngulim që tredhja kimike është e nevojshme për përdhunuesit dhe pedofilët, dënimet e përjetshme për incidente të ngjashme dhe siguria më e madhe në qytetet tona".
Përshkrimi tronditës i 13-vjeçares.
Duke përshkruar atë që kaloi nga duart e shtatë autorëve , 13-vjeçarja tha se “dy prej tyre më kapën mua dhe të tjerët më kapën mikun tim. Dhe na çuan në tualet. Ishte një makth, aty nuk kishte njeri në atë moment”.
13-vjeçarja tha se po përpiqej të arratisej, ashtu si edhe shoku i saj, por nuk ia dolën dot pasi ata ishin shtatë dhe ne dy.
“Dy prej tyre më përdhunuan, ndërsa të tjerët shikonin dhe e detyruan shokun tim të shikonte. Ai bërtiste dhe ishte i dëshpëruar. I thashë: 'Të lutem, po të lutem, mos më lëndo, më lër të shkoj'.
Përdhunimi vazhdoi për 30 minuta derisa çifti mundi të çlirohej dhe të arratisej. Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arritur të kapë bandën prej shtatë personash brenda 24 orëve.
Viktima ka identifikuar dy të miturit si autorë të dyshuar të përdhunimit, njoftoi dje policia.
Njëri prej tyre mësohet se ishte njëri prej përdhunuesve, ndërsa tjetri ishte një nga djemtë që vëzhgonte dhe mbante me forcë të dashurin e vajzës. Tek një prej tre të miturve u gjet material gjenetik.