Berisha: Skapi amnistoi Amant Josifin dhe Olsi Ramën! Dumani është i kapur nga Edi Rama

Saturday, 10 February 2024 23:06

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka sulmuar Altin Dumanin se ka amnistuar Olsi Ramën dhe Amant Josifin për mashtrimin me më shumë se 2.8 miliardë euro të qytetarëve të ndryshëm nëpër Europë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha: 

Miqtë e mi, Shqipëria është sot vendi i skandaleve më të mëdha në Europë.

Një vend me 28 mijë kilometra katrorë, prodhon skandale më të mëdha se çdo vend tjetër. 

Dje, Skapi i partisë informoi publikun për amnistinë e Amant Josifit dhe Olsi Ramës.

Miqtë e mi, Amant Josifi, ortak i Olsi Ramës, me një rrjet të tërë call-centerash, në kuadrin e një grupi supermafioz evropian, u kanë plaçkitur qytetarëve gjermanë, italianë, spanjollë dhe të vendeve të tjera 2.8 miliardë euro me Bitcoin.

E gjitha kjo, krimi i shëmtuar ishte një skemë e shtrirë në disa vende, por Shqipëria e vockël kishte 40 përqind të kësaj veprimtarie kriminale banditeske.

Në krye të kësaj veprimtarie ishte Amant Josifi, i biri i kryetares së administratës së Edi Ramëës.

Ortaku i Olsi Ramës.

Çfarë bëri Altin Dumani me Skapin e tij? Kur mediat dhe opozita kërkuan të arrestohej Amant Josifi, jo tha, nuk kemi pse dhe ai nuk lëshoi urdhërarresti. Olsi Rama e përcolli për në Dubai.

Një gjykatë e një qyteti të vogël të Spanjës, pas ankesës së qytetarëve të atij qyteti, lëshoi urdhërarresti. Policia spanjolle e gjeti atje ku ishte, e gjeti në Dubai.

Çfarë u thotë shqiptarëve Altin Dumani sot? Në mënyrën më kriminale u thotë se për Amant Josifin, kemi rënë dakord ta hetojë prokuroria spanjolle.

A ka akt më të turpshëm se ky? Amant Josifi miqtë e mi, krimin e tij të shëmtuar, vjedhjen e miliarda eurove në Bitcoin, e ka kryer nga Tirana me Olsi Ramën, i mbrojtur politikisht prej Olsi Ramës.

Krimi pra ka ndodhur në Shqipëri, por për Dumanin jo, jo. Sepse e di se Amanti po të hetohet, do thotë se e kisha me Olsin ortakërinë. Dhe Dumani nuk guxon të shqipërojë emrin e Olsit, sepse është i kapur, i ngërthyer nga Edi Rama.

Dhe u them dumanistëve se mbrojtja e Dumanit është mbrojtje e krimit, se mbrojtja e Dumanit është mbrojtje e Edi Ramës.

A ka logjikë njerëzore të thotë se në Shqipëri ndodh vrasja, por ta gjykojë në një vend tjetër? A ka logjikë njerëzore të thotë se nga Tirana janë vjedhur 2 miliardë euro europianëve, por ta gjykojë një vend tjetër?

Ky është turp, kjo është faqe e zezë, ky është krim i shëmtuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...