Nga Tritan Shehu:
Vrasesit ne “aktivitet”, Shteti i mbeshtet qofte dhe me heshtje!
Fostoksina perseri, mjet tentative vetevrasje.
Ne Fier nje 15 vjecare merr kete helm te fuqishem.
Fatmiresisht, si komunikohet, ka marre ndihmen mjekesore brenda atij afati shume te shkurter gjate te cilit kjo mund te jete e efekeshme.
Uroj te jetoje e gezoje shendet te plote!
Edhe sa jete duhet te humbin qe institucionet, bashkefajtore ne krim, te bejne detyrat e tyre:
1- Ndalimin e importit te Fostoksines duke e zevendesuar ate ne farmakopene bujqesore me te tjerer pesticid, jo ose me pak toksik.
2- Ndalimin e tregetimit te ketij helmi si “karamele” deri ne zhdukjen e plote nga qarkullimi.
3-Procedimet e denimet sipas ligjit te pergjegjesve per vazhdimin e importit dhe tregetimin kriminal re saj.
Permasat e ketyre tragjedive ne vendin tone, ku Fostoksina eshte kthyer edhe ne nje stimulues psikologjik i vetevrasjeve, duhej te kishin alarmuar:
-Te gjithe shtetin shqiptar, nga nivelet me te larta.
- Mediat tona ne teresi.
-Opinionin e gjere publik.
Ndryshe vdekjet makabre vetem do vazhdojne te shume fishohen, si nje deshmi e forte e krizes sociale, psikologjike, te shpreses etj qe po kalon vendi yne!
E indiferences apo bashkepunimit ne krim te institucioneve tona.