'Krim i shëmtuar!'/ Berisha denoncon djegien e spitalit: Kushtoi miliona euro, asnjë përgjegjësi

Hënë, 26 February 2024 18:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar në një postim në faqen e tij në Facebook djegjen e spitalit që sipas Berishës ka kushtuar miliona euro.

Ai ka publikuar denoncimin e një mjekje të QSUT e cila ka dhënë detaje për këtë skandal të madh i cili po tentohet të fshihet nga Ministrja e Shëndetësisë.

 
 

POSTIMI I PLOTE

Fshehin djegien e madhe të spitalit të sapo inauguruar!

Asnjë përgjegjësi për djegien e spitalit që kushtoi miliona euro.

Krim i shëmtuar!

Lexoni denoncimin e mjekut dixhital!

Përshëndetje Dr, jam mjeke në QSUT. Doja të ndaja një informacion:

në katet nëntoke të spitalit të sëmundjeve të brendshme dhe kirurgjisë abdominale - që u përurua para 6 muajsh, investim disa milionë euro - janë djegur bateritë, USB dhe rrjeti elektrik e nuk dihet deri ku ka shkuar karbonizimi.

Të gjitha pajisjet diagnostifikuese (rezonanca, skanerat, ekot, laboratori) janë jashtë funksioni - pajisje me vlera të mëdha monetare - pacientet janë shpërndare në spitale të tjera.

Tashmë nuk ka asnjë shërbim e shtrim - spitali është në kolaps e jashtë çdo funksioni. Nuk ka asnjë vlerësim të situatës, as afate kohore per ndreqjen e rrjetit dhe kthimin në normalitet.

Mbase është mirë t’i kushtohet vëmendje - Top channel e ka dhënë shkarazi sipas njoftimit të ministres, kurse mediet e tjera s’e kanë përmendur fare për shkak të presionit nga ministria e cila bën gjithçka që të minimizohet dhe të shmanget hetimi dhe nxjerrja e përgjegjësive për zjarrin që dogji spitalin e ri. Ministria dhe drejtoria nuk lejojnë punonjësit të futen në katet e nëndheshme të shkrumbuara. Të pasigurta janë edhe vetë themelet e ndërtesës

Mjekët janë nën presion sepse u është ngjeshur puna - nga 5 të sëmurë, po punojnë këto ditë e s’dihet deri kur me 25 të sëmurë me diagnoza të rënda terminale.

Problemi fillon që në ngritjen e spitalit - i cili u konceptua me gjysmën e kapacitetit të shtretërve dhe të gjithë shërbimeve, edhe pse Tirana ka përqendrimin e popullsisë dhe spitali i ndërtuar para viteve ‘90 (kirurgjia e vjetër) kishte 2 herë më shumë mundësi për shtrime pacientësh e shërbimesh.

Ju lutem bëjeni publike këtë dëmtim të madhe të spitalit të sapo inauguruar me pompë të madhe nga Rama.

 
Modifikuar më Hënë, 26 February 2024 18:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...